E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat Strasburgu gjobit serish. Qeveria 1.9 mln familjes Vrioni

TIRAN- Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut vazhdon te gjobise qeverine shqiptare per problemet me kthimin dhe kompensimin e pronave penalizim ky qe vazhdon ti kushtoje shume shtrenjte shtetit shqiptar por sidomos te gjithe taksa-paguesve te vendit. Mesditen e djeshme Gjykata e Strasburgut publikoi ne faqen e saj zyrtare penalizmin e radhes ndaj qeverise shqiptare me nje fature qe kap shifren e 1.9 milione euro. Kete shume sipas vendimit qeveria duhet tia paguaje brenda tre muajve pjesetareve te familjes Vrioni per pronen e uzurpuar per ambasaden italiane ne Tirane. Ajo ende nuk i eshte kompensuar familjes dhe sipas vendimeve te tri shkalleve te gjyqesorit ne vend per arsye te keq menaxhimit te problemit te pronave nga autoritetet shteterore keto 20 vitet e fundit. Gjykata e Strasburgut gjeti perseri shkelje nga ana e shtetit shqiptar ne marredhenie me individet dhe te drejtat e tyre te garantuara nga Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut. Tri ceshtje per te cilat Gjykata e Strasburgut pak muaj me pare i kishte evidentuar me shkelje nga ana e Shqiperise u publikuan mesditen e djeshme se bashku me ndeshkimin financiar qe shteti shqiptar duhet tiu paguaje individeve te perfshire. Vendimi i pare eshte i ceshtjes Vrioni e te tjereve kunder Shqiperise ku gjykata penalizoi Shqiperine me 1.9 milione euro. Me pas vjen ceshtja Gjyli kunder Shqiperise per te cilen u vendosi qe qeveria shqiptare ti paguaje 7200 euro per demin pasuror te shkaktuar si dhe ceshtja Mishgjoni kunder Shqiperise ku ish-gjyqtares do ti paguhet si dem shuma prej 3 mije euro.

Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise
Kjo ceshtje lidhet me te drejten e prones dhe kompensimin e vleres se saj. Ankuesit ne kete ceshtje gjate procedimeve te brendshme gjyqesore kishin fituar te drejten per tiu kompensuar nje prone e cila ndodhet brenda territorit te Ambasades Italiane ne Tirane. Ne nje vendim te 29 shtatorit 2009 Gjykata Europiane shpalli se kishte pasur nje shkelje te nenit 6/1 E drejta per nje proces te rregullt gjyqesor Nenit 13 E drejta per nje ankim efektiv dhe te Nenit 1 te Protokollit Nr.1 te Konventes mbrojtja e prones. Sipas Gjykates autoritetet shqiptare nuk kane ekzekutuar vendimin gjyqesor te formes se prere te qershorit 2004 qe iu njihte ankuesve te drejten e kompensimit te prones ne vend te kthimit te saj ne natyre per shkak se prona u konsiderua e zene nga Ambasada italiane. Ne ate vendim Gjykata e Strasburgut shpalli se nuk ishte ende gati per te percaktuar vleren e demit sipas Nenit 41 te Konventes. Gjykata iu dha mundesi paleve qe brenda tre muajsh te gjenin zgjidhje me mirekuptim per percaktimin e vleres se demit. Ne keto kushte ceshtja kaloi perseri ne Strasburg ku me vendimin e djeshem u percaktua vlera 19 milione euro per demin pasuror dhe jo pasuror ne favor te ankuesve si rrjedhoje e mosekzekutimit te vendimit per kompensimin e prones. Ky eshte vendimi me vleren me te larte financiare me te cilen Gjykata Europiane penalizon Shqiperine.

Rasti II
Gjyli kunder Shqiperise
Ali Gjyli e dergoi ankimin e tij ne Strasburg pasi atij nuk po i ekzekutoheshin nga autoritetet shqiptare vendimet e dy gjykatave qe urdheronin rikthimin e tij ne detyren e Drejtorit te nje qendre te trajnimit profesional ne Durres si edhe pagesen e rrogave per periudhen e qendrimit pa pune. Ne vendimin e saj ne shtator 2009 Gjykata Europiane gjeti shkelje te Nenit 6/1 dhe Nenit 13 ndersa nuk u shpreh ne lidhje me aplikimin e Nenit 41 te Konventes per percaktimin e demit pasuror dhe jo pasuror. Edhe ne kete rast iu la nje afat tre mujor paleve per te zgjidhur ceshtjen e percaktimit te demit qe duhej paguar ne favor te ankuesit. Gjate negociatave autoritetet e brendshme i paguan ankuesit pagat qe i takonin por nuk pranuan te paguanin demin shtese pasuror. Ne vendimin e se martes Gjykata vendosi qe shteti shqiptar ti paguaje ankuesit Gjyli 7200 euro dem pasuror.

Rasti III
Mishgjoni kunder Shqiperise
Ankuesja Mirela Mishgjoni ka qene gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Vlore dhe eshte shkarkuar nga detyra ne vitin 2002. Vendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte lene ne fuqi nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte por ky vendim ne vitin 2004 eshte prishur dhe kthyer per rishqyrtim ne KLD nga Gjykata Kushtetuese. Pas ketij vendimi ceshtja ne menyre te pajustifikuar ka mbetur pa u shqyrtuar ne KLD per disa vjet. Ne vitin 2008 KLD shqyrton ceshtjen dhe vendosi perseri shkarkimin nga detyra te Mishgjonit por ne Shkurt 2009 ky vendim u rrezua nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me argumentin se nuk mund te merrej mase administrative per nje shkelje te pretenduar te kryer disa vite me pare pasi ajo kish humbur aktualitetin. Per rrjedhoje Mishgjoni rikthehet ne detyren e saj si gjyqtare. Ajo u ankua ne Strasburg per te drejten e pagimit te rroges per periudhen e qendrimit pa pune dhe per kohezgjatje te pajustifikuar te procesit. Ne vendimin e saj Gjykata Europiane gjeti shkelje te Nenit 6/1 duke e konsideruar te pajustifikuar kohezgjatjen e procedimit te saj nga KLD-ja por rrezoi pretendimin e ankueses per pagimin e pages. Per shkeljet e konstatuara Gjykata i akordoi ankueses 2000 Euro si dem jo pasuror dhe 1000 euro per kostot dhe shpenzimet gjyqesore.

Avokati Puto
Vendimet e Strasburgut kembane alarmi per qeverine
Qeveria duhet te marre masa urgjente per te zbatuar rekomandimet dhe detyrimet e percaktuara ne vendimet e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut per ceshtjen e pronave. Keshtu ka deklaruar dy vite me pare eksperti per ceshtjet e Gjykates se Strasburgut avokat Sokol Puto gjate nje interviste per Shekulli-n duke paralajmeruar autoritetet qeveritare se vendimet e dhena ishin nje kembane alarmi per qeverine. Edhe pse kane kaluar dy vite nga ajo kohe qeveria nuk ka marre asnje mase efektive per te permiresuar situaten lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Avokat Puto edhe pak muaj me pare ka bere thirrje qe qeveria duhet te marre masa urgjente per te shmangur penalizimet nga Gjykata Europiane. Pika e dobet mbetet ajo e ceshtjes se pronave dhe vecanerisht kompensimi i ish-pronareve te cilet edhe 15 vite pas miratimit te Ligjit te vitit 1993 nuk gjejne zgjidhje ne Shqiperi te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave- eshte shprehur avokat Puto duke ritheksuar se mosmarrja e masave ligjore administrative dhe financiare do te coje padyshim ne rritjen e vleres se demshperblimit financiar kunder Shqiperise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›