Pensionohet Anelka

Nicolas Anelka është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, pas rikthimit në shtëpi për shkak të kritikave ndaj selektorit Raymond Domenech. Anelka kishte fyer Domenechun në përfundim të pjesës së parë të humbjes 2-0 ndaj Meksikës të enjten.
Pasi kishte refuzuar të kërkonte falje ndaj trajnerit dhe tifozëve, Anelka pranoi përjashtimin dhe i uroj çdo të mirë ekipit.
Mirëpo, Sky Spors ka njoftuar se sulmuesi i Chelseas ka vendosur të përfundojë karrierën ndërkombëtare. Prej debutimit më 1998, 31 vjeçari është paraqitur në më tepër se 60 ndeshje për Kombëtaren e tij.
Anelka tani do të përqendrohet në karrierën e tij me klubin anglez Chelsea, meqë nuk do të jetë pjesë e Francës në kampanjën kualifikuese për Euro 2012.
Në anën tjetër, selektori i shumëkritikuar i Francës, Domenech, do të largohet nga posti i tij pas Kampionatit botëror 2010 dhe do të zëvendësohet nga ish trajneri i Bordeaux, fitues i Botërorit 1998, Laurent Blanc.