Franca, lamtumirë pa lavdi
Skuadra e drejtuar nga Rajmond Domenek dështoi edhe në provën e tretë të botërorit, duke mos lënë asnjë shenjë nga tre ndeshjet e luajtura. Përballë vendit organizator trikolorët treguan po atë paraqitje të dobët që kishin shfaqur edhe në dy sfidat e para me Uruguajin dhe Meksikën.
Khumalo dërgoi topin në rrjetën e Hugo Lorisit në minutën e 20-të, kurse gjashtë minuta më pas Joan Gurkuf la Francën me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq për një ndërhyrje gjatë një dyluftimi në ajër. Në të 37-tën Mphela dyfishoi avantazhin e vendasve, ndërkohë që golin e vetëm për francezët në këtë botëror e shënoi Maluda në minutën e 70-të.
Humbja largon Francën përfundimisht nga Kupa e Botës, kurse për Afrikën e Jugut fitorja ishte e pavlefshme. Në kuotë të barabartë pikësh me Meksikën, Bafana Bafana i jep lamtumirë kompeticionit të shtëpisë, pas golaverazhit jo të favorshëm.