Kruja kërcënon Bashkinë e Tiranës për ngrirje fondesh
Kërkesa e Prefekturës së Tiranës për audit të fondeve të marra nga qeveria nga ana e Bashkisë, ka marrë përgjigje negative nga kryebashkiaku Rama.
Prefektura me anë të një deklarate sqaron se kontrolli ushtrohet, vetëm për anën financiare pa përfshirë anë të tjera të veprimtarisë së subjektit vendor dhe vetëm për fondet e transferuara nga buxheti qendror në pushtetin lokal.
“Theksoj, se auditi që ushtrohet nga institucioni i Prefektit te Qarkut është vetëm për fondet e transferuara nga pushteti qendror në atë vendor. Më lejoni gjithashtu ,të sjell në vëmendjen tuaj, që Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj, gëzojnë te njëjtin status ligjor si çdo organ tjetër i qeverisjes vendore dhe kryetarët e tyre ne Republikën e Shqipërisë”, theksoi Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja.
Sipas tij, shkresa dërguar Bashkisë së Tiranës, ka marrë këtë përgjigje: “Refuzon të auditohet nga ana Prefektit Qarkut Tiranë dhe nuk njeh asnjë grup pune te ngritur për këtë qëllim”, shkruan Rama në përgjigje të kërkesës. Sipas deklaratës, kryetari Bashkisë Tiranë deklaron se nuk njeh dhe refuzon të zbatojë ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese te Republikës së Shqipërisë.
“I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të ndahet nga praktikat private me të cilat administron Bashkinë e Tiranës dhe ta drejtojë këtë Bashki në respekt dhe përputhje te plotë me ligjin. Jam i detyruar ti kërkoj Qeverisë dhe Ministrit të Financave të ngrijë veprimet në thesarin e shtetit dhe të bllokojë fondet e buxhetit te shtetit për Bashkinë e Tiranës duke qenë se kjo bashki dhe kryetari i saj refuzojnë kontrollin dhe transparencën ndaj këtyre fondeve”, theksoi më tej prefekti.