E Diel, 1 Nëntor 2026

Buçpapaj: Interneti bum piraterie. Zhiti: Së shpejti e ndalim me ligj

E-DREJTA-E--AUTORIT--29_29Tiranë- 26 prilli shënon Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe sot Zyra për Mbrotjen e të Drejtave të Autorit ka kërkuar të bëhet më shumë punë për të ndaluar fenomenin e piraterisë.

Kreu i ZSHDA-së, Mujë Buçpapaj, në një deklaratë shtypi shprehet se përdorimi i internetit dhe mediave në përgjithësi ka rritur ndjeshëm piraterinë.

Gjenerata e re është një përdorues i pronësisë intelektuale nëpërmjet internetit, i cili ka stimuluar krijimtrainë dhe komunikimin, por edhe krijim e biznesve të reja të panjohura më parë. Integrimi i teknologjive të ndryshme të sofistikuara deri edhe brenda të njëjtit telefon celular, si muzike, filma, informacion online etj. Shkëmbimi i këtyre përmbajtjeve, përdorimeve të ndryshme (satelitë, tv, kablorë, internet), si dhe lehtasia më të cilën përmbajtjet janë të aksesueshme nga individet dhe subjektet e reja sipërmarrëse, ka shtuar edhe piraterinë. Njëkohësisht kemi edhe një ngadalësi të sistemit rregullator në lidhje me zhvillimin apo evoluimin teknologjik, sic është edhe vonesa në miratimin e projektligjit të ri për të drejten e autorit dhe të drejtat e lidhura, apo mosvjeljen e masave administrative të vendosura nga inspektorët e ZSHDA-së,- tha ai.

Sipas tij nga viti 2007 e deri më sot janë vendosur rreth 800 gjoba, janë terhequr nga prodhuesit dhe shperndarësit e fonogrameve të ligjshme në treg rreth 160 mijë copë pulla, janë konfiskuar rreth 42 mijë copë CD, DVD pirate, janë bllokuar me mijëra copë libra të shumfishuar në mënyrë abusive, apo pirate.

Më tej Buçpapaj shprehet se ka ende shumë punë për të bër në ndalimin e piraterisë. Sipas tij duhet të dnërgjegjësohet komuniteti dhe autoritetetpër të drejtat e detyrimet të cilat janë të pashmangshme. Duhet të përmiresohet ndjeshëm funksionimi dhe transparenca e agjensive të menaxhimit kolektiv, të cila janë përgjegjëse për grumbullimin e të ardhurave që vijnë nga përdorimi i veprave dhe shpërndarja e tyre tek autorët apo titullarët e të drejtave, të cilat ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjensisë.

Sipas kreut të ZSHDA-së, duhet të bëhet përfshirja e çështjës së mbrojtjes të të Drejtave të Autorit, dhe drejtave të lidhura në kurrikulen shkollore, në mënyrë që edukimi me të drejtat e autorit të merret qysh në ciklin fillor dhe pastaj në të gjitha nivelet e arsmimit në vend.

Ndërkohë sot ministri i Kulturës Vishar Zhiti u shpreh se kuadri ligjor është duke u punuar dhe pritet të përfundojë shumë shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›