E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit merrnin para e zhdukeshin, 1 në pranga dhe 1 në kërkim

policia-korceKorçë- Një person ka rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim për akuzat e mashtrimit. Sipas polisicë së qytetit juglindor Altin Uruçi është arrestuar kurse Stefanaq Curro po kërkohet.

Policia thotë se ka nisur procedimpenal në gjendje të lirë Forri Curro 80 vjeç, si bashkëpunëtor.

Sipas të dhënave operacioni i shtrirë në Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Tiranë ka zbuluar se personat në fjalë u paraqiteshin qytetarëve me emra të rremë dhe më pas u merrnin para duke u premtuar banesa dhe dyqane.

Duke u hequr kësisoj si ndërtues pas marrjes së parave ata zhdukeshin. Hetimi nisi pas denoncimit të disa personave, të cilëve u ishte marrë shuma prej 220 mijë eurosh me premtime për përfitim pasurie të paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›