E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budallenjtë



Dy budallenj kishin dalë përpara një komisioni për t’u vlerësuar nëse ishin shëruar apo jo. Kryetari i komisionit u thotë të dyve që të zhvillojnë një lojë me njëri-tjetrin. Atëherë njëri nga budallenjtë mbyll njërën dorë dhe i thotë të dytit:
-Gjeje se çfarë kam në dorë?
Budallai tjetër përgjigjet:
-Është shumë e thjeshtë. Duket që ke fshehur një aeroplan.
-Po mirë, nga e gjete? Apo i pe rrotat që harrova t’i mbuloja? - thotë budallai i parë.
Komisioni nisi të shkrihej nga të qeshurat. Më pas u thonë të dy budallenjve që të bëjnë një tjetër lojë sikur janë në një miting.
Të dy nisin e bërtasin me sa kanë në kokë, deri në një moment kur njëri ia kërcet tjetrit një shpullë me sa i hante krahu.
Budallai i goditur i kthehet tjetrit dhe i thotë i nervozuar:
-Më thuaj kush më gjuajti se kam për t’ia...
-Eh, ç’thua more vëlla. Ku merret vesh gjë këtu, miting hesapi...

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›