E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot fillon demarkacioni i kufirit Kosovë-Maqedoni



Komisioni për shënimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë do të zhvillojë sot takimin e parë në Shkup. Me këtë rast pritet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga autoritetet e Maqedonisë. Sipas zëdhënësit të qeverisë maqedonase, Ivica Bocevski, në qeverinë e Maqedonisë do të mblidhet komisioni ndërshtetëror për shënimin e kufirit, ndërsa si palë ndërmjetësuese do të jetë NATO-ja. “Do të takohet komisioni për demarkacionin e kufirit”, - pohoi zëdhënësi Bocevski. Por, burime qeveritare bënë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se me fillimin e punëve për demarkacionin, qeveria e Shkupit menjëherë do të shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës, si vend fqinj. Shkupi dhe Prishtina kanë formuar një komision të përbashkët teknik, i cili do të bëjë shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, dhe kjo është paraparë edhe në planin “Ahtisari”.
Për këtë javë ishte paralajmëruar takimi i parë i këtij komisioni edhe nga Shkupi, por edhe nga Prishtina.

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›