“Budenbrokët” ,Romani i shekullit në kinema
Kinema/ Kinematografia gjermane adapton romanin e Tomas Man
Kinematografia gjermane adapton romanin e Tomas Man, që është reklamuar me entuziazëm se do të jetë një nga filmat më madhështor dhe të shtrenjtë të kinematografisë gjermane. 60 minutat e para të skenarit filmik të romanit të Tomas Manit, që zgjat 152 minuta, vërtiten rreth kryetarit të familjes Jan Budenbrok, qytetar i nderuar i Lybekut dhe tregtar i suksesshëm drithërash. Ndryshimi epokal në tregti dhe ekonomi në shekullin XIX është një nga temat qendrore në film. Regjisori Hajnrih Breloer gjatë xhirimit zbuloi paralele të habitshme me aktualitetin
Krahas filmit “Kompleksi Baader-Majnhof”, “Budenbrokët” është filmi më madhështor dhe i shtrenjtë i kinematografisë gjermane të këtij viti. Adaptimi filmik i romanit të njohur të Tomas Manit doli në kinema për Krishtlindje.
"Hagenstrëmi ma mori nga dora të gjithë këtë punë për 70 taler, shkruaje tek humbjet. Do ta zëvendësojmë pa diskutim! – Jo, jam bërë shumë frikacak”.
Konsulli Jan Budenbrok e ndjen se koha e tij ka kaluar. Konkurrenti Hagenstrëm duket se është i një brezi tjetër, disi grabitqar. 60 minutat e para të skenarit filmik, të romanit të Tomas Manit, që zgjat 152 minuta, vërtiten rreth kryetarit të familjes Jan Budenbrok, qytetar i nderuar i Lybekut dhe tregtar i suksesshëm drithërash.
Ndryshimi epokal në tregti dhe ekonomi në shekullin XX është një nga temat qendrore në film. Regjisori Hajnrih Breloer gjatë xhirimit zbuloi paralele të habitshme me aktualitetin.
“Kredi të rreme, ne na duhen para të reja, mos më lini në baltë, ma zgjasni, ju paguaj nesër 20%”, - këto janë biseda që zhvilloheshin ndërmjet bankave. Dhe mashtruesi Grynich në roman dhe bankieri i tij mashtrues Ke’zelmajer duken si Lehman Bradhërs, që e kanë mashtruar konsullin me libra të falsifikuar, kështu që ai shkatërrohet në këtë botë.
Si Tomas Mani në roman edhe Hajnrih Breloer në film e vë këtë botë të ftohtë, që në dukje bazohet vetëm te biznesi i mbështetur te logjika, në kontrast të fortë me botën emocionale të teatrit e të artit. Të dy djemtë e Jan-it plak, Tomasi und Kristiani, përfaqësojnë si në libër ashtu edhe në film këto dy pole.
“Hajde vetëm qeshni, qeshni. Juve ju pëlqen edhe në teatër, Justus, Stefan? Para dhe prapa skenës! – Ëhë, por fundi është vetëm teatër, skenë, makiazh. Po, por në fund veprohet më me sinqeritet. Tregtarët bëjnë gjithnjë sikur janë sa të ndershëm. Në fakt janë vetëm mashtrues dhe ta hedhin, nga do të dilte përndryshe fitimi?”, - pyet Kristiani gjysmë serioz, gjysmë me shaka miqtë e tij nga rrethet tregtare të Lybekut, të cilëve u mbetet e qeshura në fyt. Kristiani, ndryshe nga Tomasi, gjatë gjithë jetës së tij ka qenë i mahnitur nga të fshehtat e errëta të sferave artistike.
Budenbrok (Armin Myler-Shtal), Breloer prek edhe përpjekjet e dëshpëruara të bijës Toni Budenbrok, që të gjejë një burrë të jetës. Armin Myler-Shtahl, aktori që luan rolin e Janit kryetarit të familjes, shprehet për temën e "martesës" në qarqet borgjeze dhe figurën, që ai mishëron:
“Kjo figurë është një prusian, që do ta martojë të bijën mirë me një tregtar, vendi i një vajze tregtari është përsëri një tregtar. Dhe me gjithë planin e tij, planin e tij për jetën, si qytetar i rregullt ai ndodhet në të njëjtën shinë me shumë njerëz sot në mënyrën se si e planifikojnë jetën e tyre”.
“Budenbrokët” në vitin 1901 ka qenë një sukses sensacional i Tomas Manit 26-vjeçar, një pjesë letrare, që shumë shpejt u bë literaturë klasike, që edhe sot nuk duhet të mungojë në asnjë antologji të letërsisë gjermane. Dhe që ngjall entuziazëm edhe tek të rinjtë. Aktori August Diel – në film luan rolin e Kristian Budenbrokut:
“T’i ndjekësh brezat e një familjeje, ëndrrat, që kanë këta njerëz në fillim të jetës së tyre, dhe që ti i ndjek për dekada të tëra me të gjitha goditjet e fatit dhe në fund i sheh në sy dhe thotë”. "Ou shumë prej ëndrrave të tua nuk i ke realizuar fare, nuk i ke marrë aspak parasysh dhe je bërë viktimë e epokës tënde. Kjo është në fakt tema kryesore tek Budenbrokët. Dhe kjo ka diçka të madhe në vetvete, të mrekullueshme, që të prek".
Përpjekja e Breloer-it që të transformojë romanin e gjatë të Tomas Manit në minuta filmikë nuk është arritur plotësisht. Filmi fiton pikë për sa u përket orendive dhe kostumeve, është gjithë skena dhe dekore madhështore. Xhirimet janë bërë kryesisht në studio filmike dhe Breloer është mbështetur në një ansambël të mrekullueshëm aktorësh te Armin Myller-Shtahl, Iris Berben, Mark Vashke, August Diel und Xhesika Shvarc në rolet kryesore.
Por “Budenbrokë” si shumë adaptime kinematografike të veprave letrare, dështojnë në fund të fundit në përpjekjen për t’i përfshirë mundësisht të gjitha ngjarjet e romanit voluminoz. Prandaj filmi i ngjan një zinxhiri pikash kulmore dramatike. Kjo shkon në dëm të psikologjisë dhe të paraqitjes së karaktereve. Budenbrokët e Breloer-it është një adaptim filmik teknikisht i rregullt, por nga ana dramaturgjike i respektueshëm, thuajse monoton, pa surpriza.
Viti 1914, epoka e errët e deformuar nga historiografia
Periudha e cilësuar si më e errëta deri tani, siç është ajo e ngjarjeve të motit 1914, për herë të parë vihet në fokusin e një dokumentari historik. Është tendenca për të ndriçuar me fakte e dëshmi ajo që historiografia e mëparshme shqiptare, e ka tjetërsuar. Dje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar kjo epokë u dha në dokumentarin historik “Mallakastra” me pjesëmarrjen e politikanëve, artistëve, historianëve, veteranëve të luftës dhe ish-të dënuarve politikë të sistemit komunist.
Ky dokumentar me skenar të shkrimtarit dhe historianit të njohur Uran Butka, prezanton disa prej familjeve të mëdha dhe figura të shquara të Mallakastrës, që me kontributin dhe sakrificat e tyre ndihmuan në çështjen kombëtare për pavarësi dhe çlirimin e Atdheut. Filmi trajton me dokumente historike dhe me objektivitet historinë e krahinës së Mallakastrës dhe më gjerë qysh nga fillimet e jetës nga ato treva, që nga Bylisi e Nikaja, periudha e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta kundër rebelimit Haxhi Qamilit, Lufta e Dytë Botërore në këtë treve, por edhe në të gjitha trevat shqiptare, si edhe pas lufte. Dokumentari trajton me hollësi fakte historike dhe prezanton zonën e Mallakastrës, si një vend nacionalist dhe antikomunist. Kronologjia e ngjarjeve filloi me luftën që mallakastriotët bënë kundër pushtuesve osman, më pas vijoi me kontributin në luftën për çlirimin e vendit. Një hapësirë të gjerë në këtë dokumentar zënë edhe vrasjet, internimet dhe persekutimet që pushteti komunist u bëri patriotëve dhe figurave të shquara mallakastriote.
Në të vërtetë filmi është një histori e shkurtër e luftërave për liri, pavarësi dhe demokraci jo vetëm të popullit të Mallakastrës, por e personifikuar kjo me të gjithë kombin shqiptar. E veçanta e këtij filmi është se për herë të parë jepet, jo historia e një ngjarjeje, por historia e dokumentuar e një populli që nga fillesat e deri në ditët tona. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e kulturës “Pjetër Arbnori” në bashkëpunim me Komisionin Organizator.