E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shkallet", spektatoret "rrezohen" nga te qeshurat

"Shkallet", nje film komedi, realizuar me financimin e Qendres Kombetare Kinematografike dhe shtepise filmike "Idea", u shfaq te merkuren premiere ne kinema "Imperial", ne Tirane. Filmi tregonte historine e nje ndertuesi te pangopur, i cili per te fituar sa me shume arrin deri aty sa edhe pallatin ku banon vete e nderton jashte standardeve, duke ngushtuar shkallet, te cilat i sjellin atij edhe fundin tragjik. Eshte nje histori tragjikomike, me situata groteske dhe me nota humori. Regjisor dhe producent i ketij filmi eshte Ilir Harxhi. Kurse skenari i filmit eshte shkruar nga Artan Minarolli. Ne film interpretojne Margarita Xhepa, Anjeza Vuthaj, Genc Fuga, Ledio Lako, Naun Shundi etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›