E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria qe "cmendi" francezen ne Shqiperi

"Dashuria e nje gruaje franceze per Shqiperine", eshte filmi dokumentar i realizuar nga kineasti Ilia Terpini. Ne filmin e Artistit te Merituar, jepet nje histori jo e zakonshme e nje gruaje te guximshme, qe sfidoi kohen. Eshte nje histori intriguese midis Tiranes dhe Marsejes, vendi ku jeton Sylvian Muzelje, personazhi kryesor i ketij dokumentari. Dokumentari do te shfaqet te shtunen ne kinema "Millenium 2" ne Tirane. Vete kineasti tregon se ishte viti 1993, kur Sylvian Muzelje erdhi ne Shqiperi. Ai e ka shoqeruar gjate vizites se saj ne Shqiperi, pasi ishte motra e Geraldines, bashkeshortes se Mbretit Zog. Dokumentari tregon, permes nje imazhi te gjalle, miresine e kesaj zonje per te ndihmuar dhe mbeshtetur Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›