E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buehler: KFOR ka informacione për kontrabandën në veri

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler ka thënë se janë mbledhur shumë informacione për grupet e dhunshme në veri, të cilat së shpejti do të japin rezultate konkrete.

“Megjithatë, hetimet dhe arrestimet janë në rend të parë dhe detyrë e policisë dhe e EULEX-it, të cilët në si KFOR natyrisht se i mbështesim. KFOR-i ofron përkrahje edhe me informacione, ndër të tjera edhe mbi vepra penale”, ka thënë Buehler.

Sipas tij, kontrabanda në veri është zgjeruar shumë, përmban krim të lartë dhe e dëmton buxhetin e Kosovë.

Gjenerali gjerman lidhur me dokumentet sekrete të KFOF-it të publikuara në mediat botërore, që flasin për figura të larta politike të Kosovës, ku akuzohen se janë të përfshirë në krime apo lidhje me nëntokën, ka thënë se këto shkrime janë mbështetur në dokumente që me vite të tëra ka qenë e mundshme të gjenden në internet.

“Rrethanat e këtij dokumenti janë të paqarta për mua, pra kemi nevojë për kohë. Unë dua i qetë ta pres rezultatin e hetimeve para se KFOR-i të marr një qëndrim publik rreth kësaj”, ka thënë Buehler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›