Frattini anulon vizitën në Kosovë

Shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini ka anuluar vizitën për në Kosovë, njoftoi ambasada italiane në Beograd.
Sipas paralajmërimeve të bëra të Frattinit gjatë vitit të kaluar, ai gjatë vizitës në rajon kishte parashikuar të vizitojë edhe Prishtinën, por për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe moskonstituimit të qeverisë së re është anuluar vizita.
Frattini të hënën do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç, zëvendëskryeministrin Bozidar Djeliç dhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.
Kryediplomati italian, sipas mediave serbe, me zyrtarët në Beograd do të bisedojë rreth procesit të integrimit të Serbisë në BE, bashkëpunimit rajonal, si dhe dialogun e paralajmëruar midis Beogradit dhe Prishtinës nën mbikëqyrje të BE-së.