Azilkerkuesit ne Gjermani ne greve urie
Një grevë urie e papritur ka kthyer vëmendjen në kushtet e jetesës të atyre që kërkojnë azil politik në Gjermani. Rreth 50 persona në Mynih prejnjë jave refuzojnë ushqimin dhe prej disa ditësh ata nuk pinë më as ujë. Në pritje të një vendimi për statusin e tyre, ata prej muajsh janë të bllokuar pa asnjë burim financiar, pa leje pune dhe pa pasur mundësi për të lëvizur. Zëdhënësi i grevistëve pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Siria, Irani, Afganistani dhe Bangladeshi, u shpreh se qeveria gjermane tashmë duhet të vendosë nëse jeta e njeriut është më e rëndësishme se një letër.
Edhe pse është zhvilluar takimi mes grevistëve dhe auoriteteve nuk ka ende asnjë marrëveshje. Disa nga manifestuesit të cilëve u ka rënë të fikët janë shoqëruar në spital.
Edhe pse është zhvilluar takimi mes grevistëve dhe auoriteteve nuk ka ende asnjë marrëveshje. Disa nga manifestuesit të cilëve u ka rënë të fikët janë shoqëruar në spital.