Hetimet per banken e Vatikanit

Bashkëpunim në korrupsion, mashtrim, këto janë vetëm disa nga akuzat që rëndojnë mbi monsinjor Nuncio Skarano. Ka qenë pikërisht policia financiare që ka kryer arrestimin e tij. Ai akuzohet gjithashtu për riciklim në kuadër të hetimeve për një xhiro korrupsioni që kap shifrën e gjysëm milion eurove.Gjithashtu ai dyshohet se është përpjekur të fusë në Itali në mënyrë të paligjshme rreth 20 milionë euro nga Zvicra. Avokati mbrojtës ka mohuar cdo akuzë. Hetimi për ish përgjegjësin e pasurisë së paluajtshme në Vatikan, është vetëm një nga degët e një hetimi më të gjerë për bankën e Vatikanit. Selia e shenjtë ka premtuar se do të bashkëpunojë me autoritetet italiane.