E Diel, 1 Nëntor 2026

Cesare Battisti rrezikon te perjashtohet nga Brazili

Rrezikon përjashtimin nga Brazili ish terroristi Cezare Batisti. Gjykata e lartë ka rrëzuar apelin e tij. Sipas gjykatësit ai ka falsifikuar disa nga vulat në pasaportën e tij. Battisti, i dënuar me burgim të përjetshëm në Irali është me statusin e refugjatit politik në Brazil dhe tashmë mund të ekstradohet. Kushtetuta braziliane parashikon përjashtimin për ata që falsifikojnë dokumentet për të hyrë apo për të marrë lejen e qëndrimit në vend. Tashmë vendimi përfundimtar është në duart e ministrit brazilian të drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›