Buenos Aires
Me shifra eshte e veshtire te tregohet se banoret e Buenos Airesit lexojne me shume se te tjeret. Por mjafton te shohesh rreth e perqark per ta vertetuar. Zonja ne stacionin e autobusit ngre syte nga romani i Alan Pauls si per te pare se kush eshte ne radhe me te ndersa nje burre ne metro nuk e ndan nga duart nje liber ne anglisht deri ne stacionin ku zbret. Banoret e Buenos Airesit lexojne gjithcka revista dhe libra sociologjie bestseller klasike te letersise boterore. Ata lexojne kudo ndodhen kafene sheshe autobuse. Keshtu te krijohet pershtypja se ky qytet kaq i bukur ngjason me nje salle gjigante leximi. Ne te gjithe Argjentinen jane 2409 librari nga te cilat 900 ne zonen e Buenos Airesit. Ne raport me numrin e banoreve Argjentina me me shume se 20 mije libra te rinj cdo vit konkurron rivalen e saj Meksiken ku zhvillohet panairi me i madh i librit te te gjithave vendeve qe flasin spanjisht.
Pika takimiLibrarite e Buenos Airesit nuk jane vetem vende ku lexohet. Ato jane edhe pika takimi shume te rendesishme per njerezit dhe vende qe pelqehen shume te vizitohen nga turistet. Guida e fundit El libro de los libros u kushtohet pikerisht librarive te qytetit qe mbijetojne pavaresisht nje sistemi kaotik shperndarjeje ku mosfunksionimi si duhet i postave bllokon blerjen e tyre permes postave. Nese nje librari mbyllet dy dite me pas hapet nje tjeter vetem tre hapa me tej. Libraria me e mire e zones eshte Eterna Cadencia shume e pasur e cila nuk ka me shume se pese vjet qe eshte hapur. Ne dyqanin e vogel me cati prej xhami mund te zhytesh thelle ne lexime. Shkrimtari vendas Carlos Gamerro flet per pasionin e te rinjve per letersine edhe ne kohen e diktatures ushtarake. Mesuesit revolucionare qe nuk ishin sekuestruar jepnin mesime private. Ne ato vite ishte e mundur te arrije nje nivel te mire shkollimi vetem ne menyre klandestine. Ne hyrje te Libreria de las madres sheh nje grumbull me njerez. Edhe pse eshte e vogel ajo permban kryesisht libra me natyre politike te drejtat e njeriut antologji mbi historine e revoltes ne vitet e krizes financiare. Aty gjen udherrefyes qe te cojne stendat e veprave kryesore te Leninit Marksit dhe Engelsit libra qe gjate viteve te diktatures kush i kishte rrezikonte jeten. Pak hapa me tej afer Casa Rosada u hap La Botica libraria e pare e qytetit. Pervec librave ajo shet edhe ilace dhe produkte ushqimore. Me pak fjale mallra shume te nevojshme per ekzistencen e njeriut. Dyqani ndryshoi shume here pronar derisa i erdhi radha Libreria del Colegio emer me te cilin njihet edhe sot ne te gjithe qytetin edhe pse zyrtarisht prej disa vjetesh quhet Libreria de Avila. Ne tregun e librit argjentinas nuk ekzistojne shume ndermjetes. Kjo i lejon librarite te mbijetojne duke rritur mundesite e tyre per te fituar. Perkundrazi shperndarja e tyre eshte paksa kaotike dhe vete librashitesit e kane te veshtire te orientohen. Kush ka nevoje urgjente per ndonje vellim qe nuk eshte ne maje te klasifikimeve duhet ta gjeje vete. Te lexosh kerkon shume pasion thote shkrimtari argjentinas Alvaro Abos. Por nese Libreria de Avila eshte si nje vajze e bukur por e crregullt Ateneo grand splendid eshte motra e saj jo vetem e bukur por edhe shume e rregullt. Teatri i vjeter qe i perket fillimit te shekullit XX i rikonstruktuar eshte libraria me e madhe dhe me e bukur e Amerikes Latine.
Deri naten voneNje tjeter librari qe njihet ne te gjithe vendin eshte ajo e Alberto Casares. I ndihmuar nga dy djemte e tij Alberto tregon se per kete librari eshte ne gjendje te beje gjithcka. Ajo eshte si nje femije per te. Te gjithe ne familjen e tij u pelqen te lexojne. Edhe me te vegjelve u kemi futur ne gjak pasionin per leximin tregon ai. Rreth e qark librarise sheh lokale bio dhe butike te shtrenjte qe mbajne emrat e stilisteve argjentinas. Avenida Corrientes eshte nje nga bulevardet me te medha te qytetit i gjate rreth 1 kilometer pergjate te cilit sheh teatro restorante kafene dhe librari qe qendrojne hapur deri naten vone. Buenos Aires i shpallur nga UNESCO-s si kryeqyteti boteror i librit per vitin 2011 ka inauguruar programin Yo leo en el bar Une lexoj ne bar. Edhe ne lokalet qe gjenden pergjate bulevardit gjen libra qe mund te merren hua. Pas krizes shume nga librarite me te vecanta te qytetit u mbyllen duke ua lene vendin dyqaneve te tjera. Por ne qytet edhe dyqanet japin kontributin e tyre duke e shperndare leximin me cmime qe njerezit mund tia lejojne vetes libra per tu lexuar ne metro ne autobus ne stacione. Nje liber i Jack Londonit per shembull i perkthyer ne spanjisht mund te blihet per pese ose gjashte pesos dy-tre euro. Nga pas librarise Catedra ku deri pak kohe me pare administrohej shperndarja e revistave te perdorura porno sot gjenden numra te vjeter revistash dhe gazetash mode apo arkitekture. Me tutje gjen Lacan qe shet manuale te sociologjise dhe ese politike. Aty eshte edhe nje katalog me veshje sportive te veres se vitit 2005 me cmim 25 pesos. Duket sheshit qe ne Buenos Aires ne cdo cep gjen nga nje lexues.