E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuqizimi i te rinjve nepermjet zhvillimit te komunitetit promovohet projekti

Tirane 4 nentor NOA - Bashkia e Tiranes promovoi sot ne ambientet e Qendres Multimediale TEN projektin me te ri Fuqizimi i te rinjve nepermjet zhvillimit te komunitetit nje bashkepunim me Banken Boterore ne Shqiperi dhe qe ka si qellim krijimin e hapesirave te punesimit formimit profesional dhe zhvillimit per te rinjte.

Ky eshte nje projekt jashtezakonisht i rendesishem sepse synon te sfidoje nje prej armiqve me te medhenj me te rrezikshem dhe me te forte qe ka shoqeria jone qe eshte papunesia ku 45 e te rejave te ketij vendi jane te papuna dhe 30 e te rinjve te ketij vendi jane te papune dhe te mos harrojme se edhe me vete shifrat ne kete vend ne kemi nje problem te pazgjidhur qe rendohet dita-dites per shkak te hendekut qe shkon duke u zgjeruar mes shifrave zyrtare dhe shifrave reale qe fshihen ne pamundesine dhe paaftesine per ti bere ato publike u tha ne kete takim nga kryebashkiaku Rama.

Sipas tij nese ka varferia nje dimension te sajin qe e ben ate po aq kercenuese dhe te rrezikshme sa edhe papunesia per shoqerine eshte ai dimension qe nuk lidhet thjesht me faktin qe varferia eshte nje gjendje materiale por lidhet me faktin se varferia i ka rrenjet e veta tek pjesa me derrmuese e saj qe eshte varferia e aspiratave.

Sot ne shoqerine tone ne duhet te ballafaqohemi nga njera ane me papunesine ne rritje dhe nga ana tjeter me kushtet e nje varferie qe i ben aspiratat e njerezve tane gjithnje e me te uleta tha ai.

Ai shtoi se ky eshte nje projekt inovativ dhe kjo eshte nje e vertete shume e rendesishme per kete projekt. shte nje projekt i lindur pikerisht si sfide ndaj varferise se aspiratave dhe si nje perpjekje per te adresuar ceshtjen e papunesise jo me synimin e pamundur per te zhbere papunesine por me synimin teresisht te mundur per te dhene nje shembull konkret te prekshem real te luftes ndaj papunesise duke ndryshuar jeten e nje numri te rinjsh dhe te rejash e nje numri te rinjsh dhe te rejash qe ne ne raport me numrin teresor te te rinjve dhe te rejave te papune mund te jete shume i vogel por qe ne raport me efektin qe mund te kete tek gjithe pjesa tjeter e te rejave dhe te rinjve mund te jete ne te tilla permasa qe ne sot mund dhe te mos i masim dot ne kuptimin e efektit pozitiv.

Jam i bindur qe kulturalisht ky projekt ka nje vlere te vecante. Nje projekt kanalizimesh nje projekt drenazhimesh nje projekt transformimesh fizike ne territor ka vleren e vet sjell ndryshimin perkates ben te mundur nje rritje te cilesise se jetes se perditshme te nje komuniteti por nuk e permban per vete natyren e vet komponentin kulturor qe ka projekti qe ne sot po prezantojme bashke me Banken Boterore dhe fale Bankes Boterore perfundoi Rama.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33637-fuqizimi-i-te-rinjve-nepermjet-zhvillimit-te-komunitetit-promovohet-projektititleFuqizimi i te rinjve nepermjet zhvillimit te komunitetit promovohet projektitheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›