Qeveria midis ndryshimit dhe renies
Prej disa muajsh ne opinionin publik te vendit vertitet diskutimi per nje nevoje levizese ne qeveri. Ne kete gjeratore diskutimi opozita shfaqet me e avancuar duke riperseritur sipas saj objektivin e ri per rrezim te qeverise dhe hyrjen ne zgjedhje te parakohshme. Natyrisht ky shfaqet si objektiv i pamundur opozitar ndonese rastet e deputeteve Tavo dhe Sterkaj dhe dyshimet pezull te shtyjne te mendosh se trafiku i mandateve brenda Parlamentit eshte nje opsion i hapur per ndryshim te shumices. Gjithsesi kjo eshte skema qe favorizon vetem perkohesine e rezultatit dhe perfitimit politik. Kjo skeme ndot ne nje pikepamje cdo perdorues por sidomos cdo perfitues prej saj.
Nga ana e vet shumica po e mbulon zierjen e brendshme qe ka lidhje me pakenaqesite e menduara dhe te shprehura ne konfidencialitete si brenda grupit parlamentar per te zevendesuar ministra dhe per te bere te tjere ashtu edhe ne mjediset partiake. Kjo shumice po hyn ne vitin e dyte te mandatit qeverises dhe delikatesa e numrave i shtyn psikologjikisht deputetet e saj per te menduar dhe ideuar skema te hipjes se tyre ne karriget ministrore. Presioni per kete ide te shumegjendur deputetesh behet edhe me i larte sa here shfaqet kriza dhe nevoja e numrave ne aktet votuese. Pare ne nje kendveshtrim marredhenia aktuale e koalicionit Berisha-Meta te le shijen e reminishences me qeverisjen e dikurshme te trazuar dhe antagoniste Nano-Meta. Raporti i administrimit aktual te portofolave dhe sidomos hisese se administrates mes Kryeministrit Berisha dhe zevendeskryeministrit Meta ndonese duket sikur eshte ceshtje inekzistente si debat thellesisht eshte nje skeme vepruese potencialisht e ndryshueshme.
Nderkaq axhenda e shprishur e Parlamentit shtyrja e herepashershme e saj dhe sidomos mosrespektimi i rregullores per ta njohur dite me pare kete axhende se paku byroja parlamentare po e bjerrin ne menyre te drejtperdrejte funksionimin real te Kuvendit. Shumica vijon qeverisjen me brengen dhe sikletet e shtuara e te zgjatura prej ketij anormaliteti parlamentar. Legjislativi ne keto kushte eshte vetem imazh i nje realiteti politik qe mund te zgjatet dhe pak por qe nuk mund te vijoje dhe ne muajt e tjere te mandatit ne kete gjendje. Dueli i ftohte politik mes kreut te opozites Rama dhe kundershtareve te tij Berisha-Meta nese vijon te zgjatet ne kete gjendje me se shumti do te kercenoje kryeopozitarin. Mesa duket ai e ka kuptuar kete dhe per ta ndryshuar skemen ka zgjedhur se fundmi te perballet me zotin Berisha madje i pajisur me logjike te re makiaveliste. Intuitivisht Kryeministri Berisha dhe jo vetem ai por sipas gjasave dhe bashkortaket e shfaqur rishtazi ne skemat perballese me Ramen ku mendohen natyrshem zoterinjte Meta Nano dhe individe me potence e ndikim ne politikeberje po reagojne duke pretenduar rikthimin e debatit te brendshem ne PS.
Pavaresisht kesaj tabloje skemave dhe kontakteve te shpeshtuara diskutimeve dhe intrigave te pritshme parlamentare situata politike e vendit vijon te mbetet e ndenjur dhe buze paqendrueshmerise. Ndeshkimet vleresuese prej institucioneve nderkombetare dhe sidomos ato europiane ka gjasa te shumeshtohen dhe te sjellin penalizim pse jo politik per vendin. Kjo situate e investuar si qendrim dhe sjellje prej paleve realisht po jetezgjat statusquo-ne dhe vanitetin politik e qeverises. Askush nuk duhet te besoje se kapitulli mbulues i efekteve dhe ndikimeve te gjendjes mund te mjegulloje leximin real te asaj qe derivon prej saj.
Shoqeria ndihet e lodhur por kjo lodhje e shumeshfaqur pason edhe me shtimin e shperfilljes perbuzese ndaj perfaqesimit jo vetem politik por dhe qeverises. Mekanizmat e kontrollit real te nivelit te korrupsionit te abuzimit te administrates publike dhe nepunesise ne gjithe nivelet e qeverisjes por ne vecanti te sektoreve te sherbimit jane amortizuar dhe kapur. Ato fatkeqesisht jane shnderruar ne vjetersira te lodhura prej shembjes se principeve dhe referencave publike morale. Ky cenim i rende i funksionimit te demokracise institucionale dhe i modelit te pretenduar te shtetit te se drejtes parathote prej disa vjetesh se vendi ka humbur ndjenjen aspiruese te cilesise dhe standardit.
Peizazhi trishtues politik behet edhe me i zymte kur konstaton se modeli aktual qeverises nuk po kontraston me modelin konkurrues qe duhet te sjelle opozita. Ideja pezull e besimit se kjo opozite mund te futet ne zgjedhjet e dekretuara vendore apo dilemat qe ajo po shfaq permes kushtit per transparencen e zgjedhjeve 2009 si dhe marredhenia e kushtezuar me Parlamentin jane celesa per te hyre ne korridorin e gjate te dyerve qe fshihen nen emertimin diplomatik te ngercit politik. Ditet e metejshme te ketij ngerci jane te lidhura pazgjidhshmerisht me fatin e ri te qeverise se ndryshuar ose ne me te keqen e qeverise... se rene.