E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verteta jo aq e embel e lidhjeve permes internetit

Takimet dashurore ne internet mund te duken joshese por nese do te nisesh eksperimentimin mund te deshtosh keq dhe te te ulet ndjeshem edhe besimi dhe vleresimi per veten

Dikur dhe tradicionalisht na eshte percjelle si mesazh nga me te mocmit dhe me te diturit se ne dashuri dhe per dashurine nuk mund dhe nuk duhet qe te nxitohesh. Ne vitet 70 kishte shume kenge dhe kengetare te grupeve te ndryshme qe percollen permes muzikes se tyre mesazhin se Per dashurine e vertete te duhet qe te presesh. Thelbi eshte se dashuria nuk vjen lehtesisht edhe pse ndonjehere vjen atehere kur nuk e pret. Pikerisht keto fjale te mencura gjejne zbatim edhe sot dhe vecanerisht nese qellon qe te jeni nga ata qe nuk lodhen se kerkuari shpirtin binjak ne internet neper sajtet e pafund qe ofrojne partnere dhe partnere.

Po ti keni vene re reklamat e sajteve te tilla shfaqin gjithmone cifte te bukura e te reja shume te kenaqur dhe me buzet vesh me vesh qe tregojne se sa te efektshme kane qene klikimet e vazhdueshme ne faqet e takimeve. Shpesh fotot kane edhe femije qe do te thote se ciftet edhe jane martuar dhe trasheguar me femije po aq te bukur dhe te lumtur sa vete prinderit. Disa nga keto sajte preferojne qe tu meshojne shifrave te personave te ciftezuar dhe te martuar prej tyre. Keshtu eHarmony nje sherbim interneti per gjetjen e shpirtit binjak sipas shifrave te publikuara prej tij ben te ditur se cdo dite martohen prej lidhjeve me ane te internetit 236 cifte. Behet fjale per te dhena te vitit 2008.

Nje tjeter sajt mbleserish Mathch.com ka bere nje sondazh nje vit me pare dhe sipas tij doli se 58500 persona kane gjetur nje partner te qendrueshem nga sajti gjate nje periudhe 12-mujore dhe madje ka shume sajte qe ofrojne nje periudhe maksimale prej 6 muajsh per ciftezimin e atyre qe kerkojne partner. Sigurisht qe pjesa me e madhe ne mos te gjitha keto sajte jane me pagese dhe nje biznes shume fitimprures per ata qe i krijojne dhe i menaxhojne. Nderkohe abonime falas ne sajte te tilla ofrohen edhe nga gazeta te ndryshme si shperblime per blerjen e gazetes apo te revistes perkatese. Perse ka kaq interesante valle per keto sajte Pyetja ka nje pergjigje shume te thjeshte qe ne te gjithe e dime sepse ne te gjithe duam qe te na duan dhe te dashurojme.

Por ndersa rastet e lidhjeve te suksesshme dhe afatgjata trumpetohen me te madhe nga agjencite dhe madje edhe nga media te caktuara shume me te rralla jane per shembull lajmet per ata qe nuk kane mundur edhe pas kerkimesh te shumta qe te gjejne nje partner online. Ne kete rast behet fjale per nje ushtri shume te madhe njerezish te zhgenjyer qe pasi kane kerkuar dhe klikuar vazhdimisht dhe kane kontaktuar me shume subjekte te mundshme e kane ndalur kerkimin te zhgenjyer nga mundesite e pamundura te ketyre sajteve. Keshtu nese do te flasim ne gjuhen e shifrave 58 500 fatlumet qe kane dale te ciftezuar nga sajti Match.com krahasuar me 286 000 te pafatet e zhgenjyer dhe te dashuruar perbejne nje shifer teper te vogel. E pavaresisht kesaj shifre ideja ose me mire nami i suksesit te ketyre sajteve eshte shume i madh dhe njerezit vazhdojne qe te besojne se ata bejne mrekulli me jetet e tyre mjafton qe te kesh durim dhe kembengulje dhe te mos heqesh dore shpesh. Ne fund te fundit a nuk thote kete edhe tradita Por ajo cka nuk dihet ose me mire ajo per te cilen nuk flitet eshte demi qe i behet stimes qe ka njeriu per veten dhe deshires e shpreses per te gjetur partnerin e duhur nga keto sajte. Kjo sepse ata kane kerkuar edhe ne rezerven e fundit dhe kane hequr dore me deshtim dhe ndoshta u eshte bere nje dem i pariparueshem. Njerezit gjithnje e me teper po e kuptojne se cila eshte menyra ndonjehere e mire por shpesh shkaterruese me te cilen luajne sajtet e njohjeve online. Thelbi i gjithckaje jane emocionet te cilat jane te vetmet qe fitojne ose humbin por ne rastin e humbjes cmimi per tu paguar eshte i madh. Njerezit qe shkojne ne sajte te tilla jane njerez te zakonshem qe shpesh nuk eshte se nuk kane sukses ne gjetjen e partnereve por nuk kane kohe. Jane njerez qe nuk kane probleme te medha ne te shkuaren dhe te tashmen e tyre dhe qe mendojne se do te gjejne dike qe ti perputhet moshes shkollimit dhe paraqitjes se jashtme. Jane njerez qe pikerisht per shkak te mungeses se kohes edhe dashurise duan qe ta gjejne permes sherbimeve te posacme te ofruara me pagese pikerisht nga sajtet qe arkivojne dhe kane shume te dhena dhe persona qe duan te lidhen me njeri-tjetrin per arsye nga me te ndryshmet. Dhe keta persona te zakonshem mund te qelloje qe kane edhe pjese te jashtezakonshme te tyre si bukurine zgjuarsine apo pasurine. Te gjithe kane zgjedhur internetin me nderimin me te madh per keto sherbime dhe me idene se do te gjejne shpejt dhe pa humbur kohe partnerin e duhur. Te gjithe ata jane te joshur nga premtimet e nje romance te paharrueshme qe do te zgjase tere jeten. Ne fakt te gjithe ne jemi ne kerkim te atij apo asaj qe nuk na eshte shfaqur ende dhe keto sajte te premtojne se do te ta ofrojne kete gje. Kerkimi i dashurise ne fakt eshte gjithmone nje lloj lotarie. Cilat jane ne fakt shanset qe ne kete bote te madhe te mbushur me njerez te takohen pikerisht dy gjysmat e se teres pra dy njerez qe kane nje perputhje totale me njeri-tjetrin Interneti te premton se permes menyres se tij te perllogaritjeve te gjen nje njeri qe me se shumti i shkon per shtat modelit tend. Dhe ne disa raste edhe mund te funksionoje por per nje gje te tille duhet durim. Dhe kur durimi eshte e vetmja gje qe te thuhet edhe pas shume kohesh kerkimi atehere ka shume nga kerkuesit qe bien ne nje gjendje depresive dhe humbasin konsideraten per veten e tyre. Ajo cka te ben pershtypje eshte se pothuajse te gjitha karakteristikat jane pozitive dhe flasin per njerez qe kane shume cilesi te mira dhe jane te shoqerueshem dhe ajo cka eshte paradoksale eshte fakti qe keta njerez na del se pavaresisht cilesive jane te vetmuar. A e dini qe ekziston nje biznes jashtezakonisht i madh i ngritur pikerisht mbi nevojen e njerezve per te gjetur gjysmen tjeter sigurisht nga sherbime per te cilat te duhet te paguash para Keshtu vec te tjerash per te qene te efektshem ne gjendjen e partnerit online jane botuar dhe shitur me nje sukses te admirueshem shume libra te cilet te keshillojne per menyren se si duhet te hartosh profilin tend per te qene joshes dhe sa me i suksesshem qe ne fazen e pare te aplikimeve. Ka njerez qe jane aq te fiksuar ne keto gjera sa jane shnderruar ne perpires te vertete manualesh dhe ne kerkesa te suksesit te madh. Por jo rralle keta jane edhe ata qe zhgenjehen me shume dhe marrin goditjen me te madhe per sa i perket vetesigurise dhe vetevleresimit. Nese vazhdimisht refuzohesh ose lidhesh me partnere qe jane nen nivelin tend pra qe nuk te falin kenaqesi ndodh qe nis e bindesh se je njeri pa sharm e vlera dhe qe nuk ke asnje shprese. Kjo mund te bllokoje shume individe dhe ti coje edhe ne deshperim. Por te rralla jane ato shkrime gazetash apo ata psikologe qe merren me kete aspekt te te kerkuarit te dashurise ne internet apo me mire te pasojave te deshtimit nga ky kerkim.

Njeri nga shkaqet e ketyre deshtimeve te shumta eshte fakti se shpesh per te joshur dike ne shenojme ne profilet tona te dhena qe nuk jane te verteta dhe kur keto perplasen me realitetin pra me personin tjeter dhe del se kane qene te genjeshterta goditja eshte e madhe. Ne internet synojme qe ti zbukurojme gjerat dhe kjo mund te funksionoje per sa kohe qe lidhja eshte ende virtuale por ne momentin qe ajo konkretizohet realiteti virtual shkermoqet dhe zhbehet. Kerkimi i nje partneri online ngjan me kerkimin per nje produkt te zakonshem ne internet. Kompjuteret e sajteve te takimeve bejne nje perllogaritje te dhenash per te gjetur personat me me shume shanse dhe perputhje per te qene bashke. Por shpesh sic ndodh me kompjuteret qe nuk kane ndjenja dhe kur behet fjala per ndjenja llogarite nuk hyne ne pune fare. Biznesi i takimeve mbetet thjesht nje biznes ne te cilin zemra ndihet gjithnje e me jashte dhe e perjashtuar. Te shumte jane ata qe jane zhgenjyer dhe jane demtuar moralisht por ka edhe nga ata te tjere qe e kane kuptuar se problemi nuk qendron tek ata por te zgjedhja qe ata kane bere per te kerkuar dhe gjetur dashurine e jetes se tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›