Buffon: Juventus dëshiron ta fitojë Superkupën

Gjiganti nga Torino ka impresionuar sezonin që shkoi duke e fituar titullin e kampionit në Serie A pa e humbur asnjë ndeshje, por u mposht në finale të Kupës pikërisht nga Napoli.
“Ne aktualisht kemi një objektiv të rëndësishëm përpara vetes. Dëshirojmë të kemi paraqitje të mirë dhe ta fitojmë këtë kupë, sepse do të thotë shumë për ne”, deklaroi portieri italian për uebfaqen zyrtare të klubit.
Përfaqësuesi italian mungoi në miqësore ndaj Malagas për shkak të lëndimit, por ai do të jetë i gatshëm për përballjen me ekipin e Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit.
“Pasi t’i kalosh 30 vjet, është normale që të kesh probleme gjatë dy jaëvve të para të përgatitjeve. Trupi ka nevojë që të rikthehet në disa aspekte. Tash, unë ndihem mirë, kam filluar të stërvis, kështu që problemi ka shkuar”, përfundoi Buffon.