Shqipëria, një pozitë më lartë

Shqipëria tani pozicionohet në pozitën e 74-të me 448 pikë, aq sa kishte edhe një muaj më herët.
Madje, kuqezinjtë e ndajnë pozitën e 74-të bashkë me Guinean e cila ka po aq pikë, duke e lënë pas vetës Bjellorusinë. Ndërsa, para shqiptarëve radhiten Bolovia dhe Finlanda.
Ndërsa, kampioni i ri i Evropës, Spanja vazhdon t’i prijë ranglistës me 1605 pikë, duke e lënë pas vetës Gjermaninë me 1474.
Kurse, Anglia tani ia ka zënë vendin e tretë Uruguait, i cili tani pozicionohet në vendin e katërt, duke i lënë pas vetës Portugalinë, Italinë, Argjentinën, Holandën e Kroacinë e Danimarkën. Ndërkohë, disa përfaqësuese të njohura kanë mbetur jashtë ‘top 10-shes’, si Brazili e Franca që radhiten në pozitat 13-të e 14-të.
Ranglista Pikët
1. Spanja 1605
2. Gjermania 1474
3. Anglia 1294
4. Uruguai 1236
5. Portugalia 1213
6. Italia 1192
7. Argjentina 1098
8. Holanda 1053
9. Kroacia 1050
10. Danimarka 1017
..........................................
73. Bolivia 449
74. Shqipëria 448
74. Guineja 448
75. Bjellorusia 447