E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon: Ndjesë të gjithë italianëve

 

“I kërkojmë falje të gjithë italianëve”. Kapiteni Buffon duke dalë nga dhomat e zhveshjes pas ndeshjes zhgënyese për tifozët ka përmbledhur në katër fjalë gjithë ndjenjat e të kaltërve. Deklarata u bë fill pas ndeshjes më të zezë që mund të imagjinohej në Euro 2008. Ai e ka cilësuar një nisje të mbrapshtë të lojës që bënë me skuadrën kundërshtare dhe me keqëardhje ka pranuar se në shumë raste janë të zotët që t’i komplikojmë gjërat. “Përballë një ndeshjeje si kjo, kur rrezikon të marrësh 5-6 gola nuk është problem vetëm mbrojtja, por shumë më tepër se kaq”- ka vijuar më tej portieri. Sipas tij, kundërshtarëve u ka shkuar gjithçka mirë dhe italianëve gjithçka keq. “Nuk është alibi mbrojtëse, ata luajtën më mirë”- thotë Buffon, që në fund të gjithë kësaj, tenton të gjejë motive pozitive. Nëse Italia, sipas tij është aq e fortë sa të gjithë e vlerësojnë, atëherë rezultati 0-3 është një stimul.

Për Alessandro Del Piero, përballë italianëve ka tashmë vetëm një mundësi të fundit. Që do të thotë të fitojnë me çdo kusht. “Kemi shkuar keq në të gjitha drejtimet, por kemi folur mes nesh dhe kuptuam përse-në e mbylljes keq të ndeshjes. Të gjithë jemi fajtorë dhe për këtë ka të drejtë Buffon që u kërkojnë falje italianëve”- tha ai. Pyetjes së një gazetareje që i pyet, nëse do të ishte më mirë të luante që nga fillimi i ndeshjes ai i përgjigjet: “Të gjithë duan që të luajnë që nga minuta e parë, por tani për të fituar duhet që të gjithë të bëjmë më të mirën, në të gjitha drejtimet”- tha prerë Del Piero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›