E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti godet sot Algjerinë, parashikohen tërmete të tjera në botë

Një tërmet me shkallë 5.5 riheter ka goditur sot qytetin Oran në Algjeri duke plagosur më shumë se 11 persona. Instituti sizmologjik raportoi se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë shumë në Algjeri si dhe Mostaganem.

Dridhjet e tokës  po ndjekin gjithë kontinentet që nga Azia në Europë. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë në Kinë, duke vazhduar në Malajzi, Indonezi, Filipines, sërish në Kinë, Greqi dhe sot Algjeri.

Sizmiologët në gjithë botën janë të shqetësuar se tërmete të tjera do të ndodhin për shkak se pllakat tektonike janë në lëvizje.

Kina dhe Greqia janë në ankth nga përsëritjet e tërmeteve dhe qeveria është në gjendje emergjence. Në Greqi më shumë se 70 shtëpi janë shkatërruar dhe 225 njerëz kanë ngelur të plagosur pas tërmetit të fuqishëm të ndodhur ditën e djelë.

Algjeria e cila bën pjesë në Afrikën Veriore është shumë afër Europës dhe Greqisë. Ky vend mbahet si i pari në botë për tërmetet e shpeshta.

Në vitin 2003 një tërmet i rënë në Algjeri ka shkaktuar më shumë se 2300 viktima dhe 10000 të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›