E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetet, Nishani: Marrëveshja, brenda këtij muaji

Marrëveshja me SAGEM pritet të nënshkruhet brenda këtij muaji, në një kohë që në fillim të 2009-ës, do të fillojë shpërndarja e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Sipas ministrit të brendshëm Bujar Nishani, tashmë është mbyllur regjistrimi elektronik për 3.2 milionë qytetarë, për të cilët të 356 zyrat e gjendjes civile disponojnë informacionin e nevojshëm online.

Sipas Nishanit, regjistrimi online do të bëjë të mundur eliminimin e çdo parregullsie apo abuzimi në lidhje me listat zgjedhore. Ndërkaq, kostoja e pasaportës biometrike dhe kartës se identitetit, vlerësohet 6100 lekë.

Procesi për pasaportat biometrike dhe kartat e identiteti nisi rreth 2 vjet merr pare. Kompania Sagem e cila fitoi tenderin ndërkombëtar deri në fund të vitit pritet të mbyllë sistemin online të të dhënave të qytetarëve.

SAGEM, fituesit i mungon eksperienca

Ankimimet e bëra nga firmat pjesëmarrëse në tenderin e Kartave dhe Pasaportave elektronike mbeten ende të pazgjidhura në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Problemin e mungesës së certifikimit të Sagem për sistemet e menaxhimit të sigurisë së lartë ISO 27 000, po mundohen që ta justifikojnë me faktin që nënkontraktori i tij Sagem-Orga është në një bashkim kompanish me Sagem.

Natyrisht, këto arnime juridike nuk e fshehin dot të vërtetën që Sagem nuk ka eksperiencë dhe nuk prodhon pasaporta, ndërsa nuk ka ndërtuar asnjë qendër personalizimi pasaportash e kartash biometrike në Evropë.

Sagem është një firmë gjysmë shtetërore franceze e specializuar në industrinë ushtarake dhe telekomunikacione, madje edhe në sistemet biometrike AFIS, por nuk ka eksperiencë në prodhimin e kartave e pasaportave, pasi në Francë pasaportat e kartat franceze i bën firma franceze Gemalto (pjesëmarrëse në tender me Zetes) dhe në Belgjikë i bën po firma tjetër gjigante franceze Oberthur.

***Një fakt tjetër skualifikues është eksperienca e SAGEM. Nga studimi i referencës së sjellë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sagem me të vërtetë është kontraktor gjeneral, por 90% të punës ia ka nënkontraktuar firmës që prodhon pasaportën franceze Gemalto. Pra Sagem nuk i bën vetë mbi 60% të punës!

Kjo është dhënie e një informacioni të rremë që shkel Dispozitën 18 të Termave të Referencës, për deklarata false. Së shpejti Qeverisë shqiptare pritet që t'i vijnë kartat nigeriane dhe një analizë laboratorike nga Zvicra, për të vërtetuar përbërjen e kartës nigeriane të Sagem.

Sagem nuk ka ndërtuar asnjëherë në Evropë një qendër personalizimi për pasaporta dhe karta. Pse Ministria e Brendshme nuk i verifikoi më parë këto referenca të eksperiencës së Sagem. Në të dhënat e publikuara gjatë ditës së djeshme, del se Sagem nuk plotëson kushtin e tenderit që lejon nënkontraktimin vetëm nën 40%.

Gjithë struktura e punëve të këtij tenderi, sqaron se SAGEM është në gjendje që të ofrojë realisht vetëm Sistemin Biometrik dhe ta zbatojë atë në Rrjetin e Stacioneve te Aplikimit Fikse e Mobile.

Ndërkohë që nuk ka mundësi që Sagem të mos i nënkontraktojë prodhimin dhe personalizimin e pasaportave, kartave dhe chipeve (42% e vlerës së tenderit), rikonstruksionin e ndërtesës, rrjetin e transmetimit të të dhënave, punësimin e personelit, mirëmbajtjen etj, etj.

Pra, vetëm mungesat e Sagem, që nuk i lejojnë që ajo të jetë një firmë prodhuese e pasaportave dhe e kartave, është një element skualifikues, pasi ky volum pune e tejkalon limitin 40% të nënkontraktimit të vendosur nga Termat e Referencës.

Ky ka qenë edhe fakti që firmat pjesëmarrëse kanë bërë konsorciume me tipografitë më të mëdha në Evrope. Siç jepet edhe nga analiza Sagem, i bie të investojë realisht një kapital që brenda periudhës koncesionale do të dyfishohet (norma e fitimin mbi 200%) dhe ndërkohë Sagem do të fitojë eksperiencë në Shqipëri për ta përdorur me vona na këta sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›