E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë: Arrestohen 8 të dyshuar për terrorizëm

 

Policia spanjolle ka arrestuar tetë persona që dyshohen se kanë ndihmuar grupet terroriste në Afrikën Veriore. Të tetë të arrestuarit janë me kombësi algjeriane.

Ndërsa Ministria e Brendshme tha se të dyshuarit algjerianë, akuzohen se kanë rekrutuar njerëz dhe kanë grumbulluar para për grupet e ndërlidhura me degën e Al Kaedas në Afrikën Veriore.

Policia tha se ata janë arrestuar në tri krahina të ndryshme të Spanjës, pas fletarrestit të lëshuar nga prokuroria, e cila merret me çështjet e terrorizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›