E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka në kërkim të fitores për kualifikim


Danimarka pas humbjes së pësuar kundër Holandës në ndeshjen e parë sot në mbrëmje në Pretori do të kërkojë të marrë një trepikësh të rëndësishëm për fatin e saj në Kupën e Botës kundër Kamerunit .Danimarka nuk ka humbur kurrë në një Botëror kundër një skuadre afrikane dhe ka marrë një fitore dhe dy barazime, por tashmë skuadra është me dëmtime të shumta që nuk e kanë lënë të qetë trajnerit Morten Olsen.Danimarka nuk ka shënuar në tre ndeshjet e fundit përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore dhe trajnerin Olsen shpreson që sulmuesi Niklas Bentner edhe pse vuan nga një dëmtim të arrijë të zhbllokojë situatën te Danezët. "Besoj se çdo lojtar është i rëndësishëm për shembull Benter është shumë i rëndësishëm për një skuadër si kjo e jona . Nuk ka qenë në një formë të mirë kundër Holandës pasi ka luajtur vetëm 60 minuta dhe nuk mund të luante dot 90 minuta të plota", është shprehur ai. Dëmtime të tjera te Danimarka janë edhe ato të Simon Kjaer dhe të mesfushorit Daniel Jensen që nuk dihen nëse do të luajë apo jo kundër Afrikaneve. Kjo është ndoshta mundësia e fundit për Danimarkën për të shpresuar te një kualifikim në fazën e një të tetave, por një gjë e tillë arrihet vetëm duke mposhtur Kamerunin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›