E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon e mbron Italinë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka insistuar se Italia nuk ka ekip të plakur.

Azzurrët fituan Kampionatin botëror 2006 dhe shumë prej futbollistëve të ekipit të atëhershëm pritet të paraqiten në Afrikën e Jugut.

“Ndoshta nuk jemi ekipi më i ri, pasi disa prej nesh kanë marr pjesë në garën e katër vjetëve më parë. Por, në gara të rëndësishme përvoja është e domosdoshme dhe shumë e nevojshme. Po ashtu nuk mendoj se në Itali ka futbollistë më të mirë se ata që janë pjesë e Kombëtares”, tha Buffon për CNN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›