E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney si Ronaldinho

Mesfushori i Milanit, David Beckham beson se sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është i mirë sa dy herë futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho.

Beckham dhe bashkëlojtari i tij Ronaldinho do të takohen me Rooneyn të martën kur Djajtë e Kuq udhëtojnë në Milan për ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

I pyetur nëse bashkëkombësi i tij, Rooney, mund të krahasohet me brazilianin, Beckham tha: “Pa dyshim. Gjithmonë kam thënë se Wayne është njëri prej golashënuesve më të mirë në futboll”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›