Femrat “ninxha” në mbrojtje të Iranit!

Ato mund të përdorin me mjeshtëri çdo lloj arme, mund të luajnë me gravitetin dhe kanë një elasticitet për t’u admiruar. Shkolla e klubit Ninxhutsu ka tani 3500 femra në trajnim për t’u bërë ninxha (kunoiki). Sipas instruktores ninxhutsu, Fatima Muamer, ky sport u shërben femrave për të ruajtur balancën ndërmjet trurit dhe trupit.
Por, rreziku i rritjes së konflikti me Izraelin mund ta shndërrojë funksionin e tyre. Nxënëset në shkollë mësojnë të përdorin çdo armë të rrezikshme, përfshirë harkun, shpatën, zinxhirët dhe shurikanët (thikat e vogla tradicionale japoneze).
Instruktoret në këtë shkollë thonë se të jesh ninxha duhet të kesh durim, tolerancë dhe forcë. Fjala ka kuptimin artistik “të jesh i padukshëm”. Ninxhutsu konsiderohet një nga artet luftarake më të rrezikshme e vdekjeprurëse.