E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frashëri: Besa nuk duhet ti mungojë elitës

Nga Leonard Dushku

Mesfushori korçar, Erlis Frashëri, shpreson të jetë protagonist me kavajasit, duke kontribuar për kthimin e tyre në superligë
Vendi i 5-të sigurisht që nuk mund ti kënaqte kavajasit, aq më tepër që vitet e fundit ata janë mësuar të shohin një skuadër që ka bërë ligjin në superligë, duke fituar edhe trofe. Për këtë arsye, presidenti Bizhdili dhe trajneri Magani kanë lëvizur në merkaton dimërore dhe kanë afruar disa futbollistë cilësorë me përvojë, me ndihmën e të cilëve Besa do të pretendojë ta mbyllë kampionatin të paktën në vend të dytë.

Kavajasit kanë forcuar të gjithë repartet, duke nisur nga porta, ku është afruar maqedonasi Mançevski, për të vazhduar me mbrojtësit Dragusha dhe Mehmeti, mesfushorin Frashëri dhe sulmuesin Ziambo.

Trajneri peqinas, Gugash Magani, e ka testuar grupin e futbollistëve në disa ndeshje miqësore, ku kundërshtarët kanë qenë edhe nga superliga. Ai ka mbetur përgjithësisht i kënaqur dhe që dje ka nisur përgatitjet specifike për ndeshjen me Gramozin në Ersekë.

Frashëri Korçari Erlis Frashëri, një nga përforcimet e Besës për fazën e dytë, ka lënë mbresa gjatë ndeshjeve miqësore dhe pritet të jetë një pikë e fortë e saj. Ai ka jo pak përvojë në futbollin shqiptar, ku, përveç Skënderbeut, ka luajtur me Bilisht Sportin dhe Teutën, pjesë e së cilës ishte edhe në fazën e parë të këtij sezoni.

Më vjen mirë që do të luaj për Besën në vazhdim të këtoj sezoni. Kam ardhur në një ekip me traditë dhe dua ta ndihmoj sa më shumë për të qenë në superligë sezonin e ardhshëm. Besa ka lojtarë shumë të njohur dhe, me përforcimet që ka bërë në merkaton e dimrit, them se nuk do ta diskutojë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, ku pa dyshim duhet të jetë gjithmonë.

Në fazën e parë mund të jenë bërë gabime, por nuk mendoj se do të ndodhë kështu edhe në të dytën. E them me bindje se kemi një ekip shumë të fortë, ka theksuar mesfushori korçar.

Gramozi Ndeshja e parë e 2012-ës për kavajasit është transferta e Gramozit, gjithmonë nëse luhet, pasi kushtet atmosferike janë të vështira. Frashëri pohon se Besa shkon vetëm vetëm me një objektiv në Ersekë: fitoren.

Ndeshjen e parë të fazës së dytë e kemi në transfertë me Gramozin, ekip që ka bërë përforcime në merkato dhe që luan futboll të bukur. Do ta kemi të vështirë, por besojmë se do të kthehemi fitues nga Erseka, ka përfunduar  mesfushori Erlis Frashëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›