E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufi Pse jam i zhgenjyer nga kryetari i PS Rama

Ish-kryeministri ish-nenkryetari i Kuvendit dhe njeheresh njeri nder figura kryesore ne Partine Socialiste deri ne vitin 2009 Ylli Bufi ne nje interviste ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan ka shprehur zhgenjimin e madh ndaj kreut socialist Edi Rama. Teksa ka shpjeguar marredheniet mes kreun e partise Bufi thote se ende fryma autoritariste e Rames ka ndikuar negativisht ne PS. Njeheresh ai flet dhe per perfshirjen e tij per here te pare ne administrate pervojen si kryeminister i qeverise se stabilitetit parlamentarizmin dhe krijimin e PS nga PPSH. Nga ana tjeter ai flet per marredheniet me Berishen dhe politiken shqiptare ne pergjithesi ndersa deklaron se do te jete gjithnje kontribuues ne favor te parlamentarizmit.

Zoti Bufi si hyte ne administraten shqiptare para viteve 1990
Ne administrate kam hyre vite me pare se 90-ta kur u futa ne Komitetin e Shkencave te Teknikes dhe me pas kalova si drejtues ne industrine e lehte ushqimore. Une kam studiuar per kimi industriale i specializuar me pas ne France per industri ushqimore. Ne Komitetin e Shkences u njoha me projektet me madhore te zhvillimit ekonomik te atij sistemi. Qeveria ne ate kohe po diskutonte nje projekt per te bere investime te rendesishme ne industrine e vajit donte te ndertonte fabrika per rafinimin e vajit te ullirit. Une e kundershtova me argumentin se vaji i ullirit e ka vleren keshtu sic eshte nuk ka nevoje te rafinohet se i ul vlerat. Ata nuk e prisnin dhe projekti u anulua. Ky ishte kontakti i pare me drejtuesit e qeverise te asaj kohe. Nje jave me vone une u emerova Zevendesminister i Industrise Ushqimore dhe mbuloja investimet.
Cila ishte gjendja e ekonomise shqiptare kur ju u emeruar zevendesminister ne 1983
Ishte moment kritik kur po behej gjithnje e me e dukshme mungesa e furnizimit te tregut. Akoma nuk kishte nisur tolloni i famshem nisi me vone. U be problem i madh ne ate kohe ceshtja e furnizimit te tregut. Me kete merrej cdo dite qeveria.
Pse nuk arrinte te furnizohej tregu
Sot duken qesharake por po ti shohesh mire ne ate sistem e kupton se nuk kishte rrugedalje. Rrugedalja ishte vetem rritja e planeve fiktive. Ai sistem ishte i deshtuar. Nje sistem qe e zhduku teresisht pronen private zhduku iniciativen e lire ishte teresisht i mbyllur nuk lejoheshin te merreshin financime nga jashte. Ishte nje ekonomi e deshtuar.
Kur u kuptua qe ekonomi ishte e deshtuar
U kuptua edhe me shpejt por nuk merrej vendim politik per te ndryshuar sistemin. Nuk kishin logjike ekonomike. Duhej te ndryshohej sistemi politik qe te sillej me pas ndryshimi i sistemit ekonomik.
A e dinin drejtuesit e larte Enver Hoxha e me radhe problemin e rende ekonomik
Une besoj se ata e dinin se cfare sistemi ishte dhe se si ai po deshtonte. Por ata nuk kishin guximin politik qe ta pranonin kete gje qe sistemi eshte i deshtuar dhe i ka kaluar koha sepse bazohej ne parime te deshtuara.
A kuptonin drejtuesit e kohes nga ekonomia
Une besoj se jo. Kjo ka qene pika me e dobet e tyre. Ishin te panjohur fare me parimet baze te ekonomise. Dinin vetem disa slogane te ekonomise socialiste. Gjendjen ne vend e njihnin por e fshihnin. Nuk donin ta tregonin se kjo lidhej me deshtimin e sistemit politik.
A njihnin ata zhvillimet boterore ne pergjithesi
Disa prej tyre besoj se kishin informacionin e duhur. Nje pjese e mire e rendesishme besoj se jo.
A kishte biseda se duhej ndryshim
Pas viteve 1985 nje grup intelektuales nomenklatura te asaj qeverisje drejtoret e rinj qe e kishin kuptuar se gjerat nuk funksiononin dhe kerkonin zgjidhje. Ne diskutonim ne ate kohe per disa gjera se pari emergjente konsideronim ceshtjen e financimeve te huaja. Ndertoheshin projekte dhe mbeteshin ne leter.
A pati perpjekje reale per liberalizimin e ekonomise ne fund te viteve 80
Une besoj se jo. Nese do te ndryshosh dicka duhet bere ligj. Ne shpresonim se mund te merrnim financime ne ate kohe nga Gjermania. Po Kushtetuta e thoshte qarte qe jo nuk lejohej. Ne shpresonim se mund te benim dicka por nuk mund te merrej asgje as kredi as gje. Ne keto vite erdhen shume firma kryesisht gjermane qe donin te futeshin te investonin ne Shqiperi por ne nuk pranonim financime ne forme kredie se e pengon Kushtetuta dhe ata largoheshin. Zgjidhjen nuk e jepte dot sistemi.
Cfare dini ju per ate qe quhet shansi i humbur gjerman
Kam pershtypjen qe ka nje perceptim jo te drejte. Ne ate kohe ishte nje shans i madh qe Shqiperia te hapej drejt perendimit por atehere nuk shihej keshtu. Nuk shihej si ndryshim i sistemit por si marrja e disa milionave.
A po e shihte Shqiperia Gjermanine ne ate kohe me shume se Kinen dhe Bashkimin Sovjetik si nje vend partner
Besoj se po. Ajo shihej qe te gjendej nje partner i ri per te mundur te financuar nje ekonomi te deshtuar.
Cila ishte gjendja reale e ekonomise ne vitet e fundit para ndryshimeve 88-89
Ishte vertete katastrofike. Imagjinoni radhet e nates per te siguruar minimumin e jeteses. Une sapo isha emeruar dhe ne nje mbledhje te Byrose Politike menjehere me erdhi akuza je i shkeputur nga populli. Nuk e di cdo populli. Ishte stili i mbledhjeve. Por nuk pati asnje permiresim. Deri ne ndryshimin dhe miratimin e ligjeve. I pari ligj qe u be ne qeverine e stabilitetit ne 1991 ishte ai per iniciativen e lire pronen private dhe privatizimin. Kjo hapi rrugen. Problemi nuk ishte si zbatoheshin metodat ekonomike por se sistemi politik ishte i deshtuar.
A keni biseduar me Ramiz Aline ne fund te viteve 80 per problemet ekonomike ne vend
Ka pasur disa raste per furnizimin e tregut. Ramiz Alia nuk ka pasur dhe nuk ka nje formim ekonomik.
Cili ka qene roli juaj ne transformimin nga Partia e Punes ne Partine Socialiste
Ne vitin 1990 shume intelektuale qe ishin anetare te Partise se Punes por edhe jo pjese e saj filluan ta shihnin ndryshe ceshtjen e drejtimit te vendit. Ne radhe te pare ishte ceshtja e pluralizmit politik. Ketu ka qene e tere fillesa e ngjarjeve te vitit 90. absolutisht duhet te ndryshonte sistemi. Partia qe drejtonte ajo e Punes qe ishte pjelle e atij sistemi dhe krijuese e tij nuk mund te vazhdonte me te ishte force politike ne sistemin e ri politik. E para se programi i saj e coi vendin ne nje bllokim total. Ndaj nuk mundej qe me ate program te dilej para popullit dhe te thoje gjera te kunderta ndaj asaj qe kishe thene deri me sot. Ndaj duhej bere nje formacion i ri politik.
Por ne fakt nuk ndodhi nje formacion i ri politik por nje transplantim i te rinjve dhe largimi i te vjeterve te partise se punes
Une kete e shoh shume pozitive. E shoh pozitive se po te shohesh historine e vendit tone ne shume periudha kemi mohuar totalisht ekzistencen e sistemeve te meparshme. Si per shembull Enver Hoxha mohoi totalisht ate qe beri me pare Ahmet Zogu. Ne e kemi trasheguar kete qe mohojme cdo gje qe eshte bere dhe me pas themi nis historia me ne. Nese ne do te benim kete gje do te mohonim ate cka bere partia e punes dhe te benim nje te re kjo do te thoshte qe alternative te majte vendi nuk ka pasur dhe tani po e bejme ne. E majta e vazhdoi dhe ruajti dimensionin historik qe ka pasur nje alternativ te majte ndonese mbajti ne kembe teresisht te gabuar. Por ama qe ne momentin e caktuar ndonese i vonuar transformohet por eshte alternative e majte. Ndersa cfare bere te djathtet. Pas 90-tes si Balli apo Legaliteti ruajten ato programe qe kishin pak a shume po ate mentalitet. Pa bere reformim dhe nuk hyne dot ne skemen politike. PS u fut ne skenen politike te nje sistemi te ri duke ruajtur dhe dimensionin historik. Ne ate kohe kishte edhe persona qe mendonin qe Partia e Punes nuk duhet te ndryshoje. Disa njerez qe nuk perfaqesonin kohen disa nostalgjike te atij sistemi qe nuk kishin vizion. Kishte dhe nje grup qe mendonin qe te krijohej nje parti e re pasi nuk mund te qendrohej ne themelet e asaj te punes. Por vendimi i shumices ishte qe ne duhet te reformojme kete strukture. Kjo sepse ne trashegojme alternativen e majte por edhe nje strukture. Po te bejme analizen e fitoreve dhe te humbjeve te PS-se do te shohim se fitoret jane per shkak te reformes se bere por dhe per shkak te ruajtjes se struktures te asaj partie te meparshme.
Cili ishte roli i Ramiz Alise dhe Fatos Nanos ne ndryshimin e bere
Ramiz Alia ndiqte me kujdes te vecante procesin e transformimit sepse ishte ne krye te piramides. Por strukturat e asaj partie byroja politike sekretaret ishin teresisht jashte loje. Nuk kishin autoritet per te diktuar zgjidhje. Ramizi jo ne formen e diktatit por duke u bere bashkepjesemarres me eliten intelektuale qe u afrua ne ate kohe arriti te mbaje nen kontroll vizionet. Ai mbeshteti idene e transformimit te Partise se Punes ne nje parti te re dhe marrjen e emrit Parti Socialiste. Vendimi institucional u morr ne kongresin e 10-te por ideja ishte me pare. Ndryshimi i programit te Partise se Punes thuhej qarte se si do ishte partia e re dhe cfare emri do te kishte.
Pra me pak fjale Ramiz Alia e perzuri klasen e vjeter politike dhe beri pakt me intelektualet e rinj
Besoj se mund te thuhet keshtu. Kjo qendron. Ramizi e shihte se sistemi i ri politik ishte i pashmangshem do te vinte dhe ndihmesa e tij ishte qe te kishim kujdes ne menyren se si do te binte sistemi i vjeter. Ai i shmangej nje shembjeje te shtetit per pergjegjesine etj. Roli i tij dhe i strukturave te perkohshme ishte ai plani i pjerret per te mos lejuar shembjen e strukturave qe fatkeqesisht ndodhen ne Shqiperi.
Cili ishte roli i Fatos Nanos
Fatosi Nano ishte nder intelektualet e kohes qe bashkepunoi me te gjithe pjesen tjeter per te bere nje parti te re qe do te ishte nje force kryesore politike ne sistemin e ri politik. Ai luajti nje rol shume te rendesishem. Ne muajt e fundit ne ate kohe u bene disa zevendesime Fatosi u be Sekretar i Pergjithshem me pas zevendeskryeminister dhe diskutimet nuk ishin si sot per zevendesimet. Qe behen brenda partise por beheshin emerime. Ai u vendos ne keto poste duke pare formimin e tij.
A kishte karizmen e nje lideri politik
Po ai i ka pasur keto karakteristike. I mungonte eksperienca shteterore por kjo pervoje perfitohet shume shpejt dhe keshtu ndodhi.
Si ndodhi qe ju u propozuat si Kryeminister pas negociatave mes Partise Demokratike dhe Partise se Punes
Qeveria deshtoi u bllokua nga greva dhe nisen negociatat. Ka qene marreveshja e pare politike ne sistemin pluralist. Ishte nje marreveshje politike per te ndare pushtetin e rendesishme dhe thelbesore. Faktori i pare ishte qe vendi po kalonte nje anarki te plote. Dy palet Partia Punes dhe PD e kuptuan se situatat po beheshin gjithnje e me te rrezikshme. Nje pjese e mire e PPSH nuk ishte dakord qe te behej kjo marreveshje se mendohej se ne fituam zgjedhjet dhe pse te tradhtojme elektoratin tone. Por edhe PD nuk ishte dakord se thoshte pse ne duhet te bejme marreveshje me komunistet. Une mendoj se lideret e asaj kohe duke kuptuar situaten arriten ne marreveshje. Mua me thirri Ramiz Alia une nuk dija gje dhe me tha se ti je nje njeri me pervoje ne qeverisje dhe je i pranueshem dhe per opoziten e asaj kohe per te qene Kryeminister. Di qe opozita e pranoi pa hezitim emrin tim.
Cilat ishin raportet tuaja me Sali Berishen ne ate kohe dhe gjate qeverise se stabilitetit
Une qeverine e krijova ne bashkepunim me dy forcat politike PP dhe PD. Bashke percaktuam emrat e ministrave. Hapi i pare ishte ndarja e ministrive. Rame dakord me zotin Berisha qe shtate ministri i merrte PD dhe 8 PPSH-ja. Shume sektore do te drejtoheshin edhe ne menyre te perbashket. Une kerkova dhe pranova qe zoti Pashko te ishte Minister i Ekonomise dhe zevendeskryeminister. Propozimet qe beri Berisha ishin propozimet e partise se tij por te miratuar nga une. Ishin intelektuale me pervoje dhe une i njihja. Ndersa me partite e vogla ishte me e thjeshte se thirrem njerez me pervoje ne administrate dhe i beme ministra.
Cilat ishin raportet tuaja me Gramoz Pashkon
Mjaft raporte te mira bashkepunuese. Gramozi ishte i lire te drejtonte sektoret e rendesishem.
Ishit dakord ju me terapine e shokut qe Pashko ideoi
Kjo ka qene nje nga ceshtjet me te debatueshme. Nuk eshte thjeshte nje doktrine ekonomike por eshte politike. Behej fjale per nje ndryshim te shpejte te sistemit. Ka qene e rendesishme. Kjo ka sjelle mjaft pasoja negative te tranzicionit une parimisht nuk e mbeshteta terapine e shokut. Ne i nisem reformat por per gjashte muaj ti zbatosh reformat eshte shume e shkurter. Shume shpejt nisen carjet perplasjet. PD po e ndiente veten se po konsumohej ne qeverisje nderkohe qe ajo mendonte te vinte ne pushtet. Ajo mendonte se po i prishej imazhi. Krijoi nje koalicion opozitar me 3-4 parti ndonese ishte ne qeveri. Filluan perplasjet mes ministrave dhe pjeses tjeter te partise.
A eshte e vertete qe ne ate kohe rezervat valutore te vendit ishin 2 milione dollare
Viti 1991 ka qene viti i vetem pa buxhet ne historine e shtetit shqiptar. Cdo strukture ka nje llogari sa para do marre dhe sa do te shpenzoje. Shteti shqiptar ne vitin 91 nuk arriti ta beje kete llogari. Kjo sepse strukturat e shtetit nuk funksiononin. Ne zgjedhjet e vitit 92 u be nje buxhet disa mujor dhe vetem ne 93-in u arrit te behej nje buxhet.
Ne keto 20-vite viti 1992 ka qene me i veshtiri
Besoj se po. Me pas dhe 96-97 qe ishte nje shembje e dyte e shtetit.
A pati oferta per ndihma nga jashte
Marreveshja politike per stabilitetin u pershendet ne menyre te dukshme. Njohjet dhe vizitat nisen dhe ministrat e jashtem te botes pothuajse erdhen per 2-3 dite. Shqiperia u be anetare e Bankes Boterore BERZH etj. Ne tere keto kerkohej mbeshtetje me ndihma monetare qe ishin vendimtare per shpetim. Ndihma e shtetit italian duhej te vleresohej shume por nuk duhet mohuar as ndihma e Frances Gjermanise etj.
Perse u prish qeveria e stabilitetit
Opozita PD dhe parti te tjera e menduan shume shpejt se marreveshja politikisht nuk ishte ne favor te tyre. Qeveria filloi te vleresohej shpejt nga te tjeret. E pane veten te perdorur. Kur po behej ndryshimi i sistemeve u kalua ne nje proces destabilizimi. Keto cuan ne rrezimin e parakohshem te kesaj qeverie. Detyra e saj ishte pergatitja e zgjedhjeve qe ju la nje qeverie tjeter me pas.
Ne ate kohe ju keni bere nje deklarate se Shqiperia do te kete vetem gjashte dite buke. Jeni penguar per kete deklarate
Natyrisht si rrodhen gjerat do ishte mire te mos thuhej. Ajo nuk ishte deklarate por fjala ime ne mbledhje te qeverise. Une qeverine do e informoja si duhej nje raport reale dhe gjendja ishte vertete ashtu. Kjo u interpretua me pas. Fillimisht nuk e dija. E dija qe regjistrohej.
Ishte realisht ashtu. Kishte vertete vetem 6 dite buke
Edhe me pak. Ndihmat ishin ne proces. Ajo periudhe u mbajt vetem nga shkarkimet e anijeve qe vinin ne port nga Italia Amerika.
Ne librin tuaj flisni per parlamentarizmin. Cila ka qene historia e parlamentarizmit shqiptar sipas jush
Lidhet me historine e shtetit shqiptar. Ne kete periudhe dallohet periudha e parlamentarizmit te ngrire ka institucion por qe nuk funksionon dhe ka qene per nje periudhe te gjate keshtu.
Kur ka pasur rol real Parlamenti
Para monarkise per nje periudhe te shkurter dhe me pas viteve 1991.
Cju shtyu te shkruani kete liber
Fillesen e kam qe kur une bashke me disa kolege beme nje rregullore te re te Parlamentit shqiptar. Aty pashe qe kjo ceshtje ka te beje me sistemin politik me Kushtetuten me sistemin nuk eshte vetem marreveshje politike. Kjo rregullore nuk eshte thjesht nje rregullore e nje institucioni por eshte nje akt ligjor qe ka ndikim ne tere funksionimin e sistemit politik.
Shqiperia ka nje Parlament me nje dhome nje nivel perfaqesimi cila do te ishte zgjidhja me e mire
Nuk ka formula te gatshme per zgjidhje. Por kur kemi situata te veshtira kur ka dy dhoma dhoma e dyte luan nje rol qetesues. Une mendoj se ndoshta nje strukture qe te ishte ne rolin e nje dhome te dyte si nje Keshill i te Urteve qe nuk ka funksionet e nje Parlamenti por me te limituara do te ishte e nevojshme. Ne kuader te vendosjes se nje dialogu politik mes forcave.
Cili do te ishte sistemi zgjedhor me i mire per Shqiperine sipas jush
Sistemi proporcional eshte me i volitshmi per vendin. Une do te isha per fleksibilitetin me te madh. Une jam qe ne mos te shkojme ne nje sistem bipartiak. Une jam qe te kete dy pole te majte e te djathte por edhe me aleate por jo shume. Une mendoj se zgjedhja qe u be para dy vitesh ishte zgjedhja me e mire.
A e fuqizon ky sistem tej mase kryetarin e partise
Problemi me i madh ne sistemin politik eshte sistemi i partive. Ka hapa pas ne statusin demokratik me te cilen funksionojne sot forcat politike. Per shembull me PS sot ne opozite. Ne opozite forcat politike jane me te mobilizuara se kurre se pergatiten per te marre pushtetin. Ne kete periudhe shohim qe kjo force politike PS nuk funksionon me organet e saj pra nuk mblidhet kryesia strukturat e tjera te saj. Ne nje kohe kur duhet te ndodhte e kunderta. Po te krahasosh PS-ne e vitit 2005 me ate te sotme ne 2005-en ne program politik PS ka qene gjithnje force politike e spektrit te majte ne socialdemokracine dhe keshtu u fut dhe ne Internacionale. Ne 2010-ten perpjekjet qe u bene per ta quajtur parti liberale te qendres se majte e kthyen ne nje gje e pakuptimte. Pa kuptim sepse ne spektrin politik keto dy forca jane antagoniste. Jane disa formulime qe behen per konjuktura te momentit. Eshte nje ndryshim esencial. Po ne 2005-en ne kongresin e fundit para fushates elektorale ne pranuam nje anetar nje vote ne statut dhe njohjen e fraksioneve. Ne 2010 mbeti nje anetar nje vote u hoqen fraksionet. Pra mbetet autoriteti i njeshit qe beri te kete mjaft efekte negative ne lista dhe deri ne marrjen e vendimeve ekstreme. I largohet gjithnje e me shume konsensusit si mundesi dhe zgjidhje politike duke marre greven e urise protesten. E njejta gje ndodh edhe ne PD por qe ajo justifikohet me pushtetin.
Perse ne zgjedhjet e fundit nuk u perfshite ne listen e kandidateve per deputete nderkohe qe keni qene pothuajse ne gjithe legjislaturat
Jo vetem une por edhe shume te tjere qe kane shume kontribute ne Parlament. Kjo lidhet me sa duket edhe keto ndryshime qe ka bere kreu i PS-se. Por une do te vazhdoj te jap kontribute per parlamentarizmin. Parlamenti eshte shkolla e vertete e nje politikani.
Keni qene i zhgenjyer nga ky vendim Keni pasur ndonje problem personal mes Ramen
Pa diskutim qe po u zhgenjeva. Nuk di te kete probleme personale mes meje dhe Rames ishte nje vendimmarrje thjesht e tij dhe pa ma komunikuar madje qe eshte minimumi i nje sjelljeje ne politike. Sidoqofte eshte nje zgjedhje e tij. Me shume se kjo mua me hidheron menyra se si po komportohet Rama ne krye te partise duke ndryshuar mjaft tipare pozitive ne PS. Duke e kthyer ne nje parti qe nuk funksionon me nepermjet strukturave te saj ne udheheqjen konsensuale qe behet brenda partive dhe qe nuk lejohet mendimi ndryshe dhe qe veprohet ne menyre autoritare. Kjo te con ne zgjidhje dhe kalimin e disa vendimmarrjeve ekstreme. Qe zgjidhjen e shohin jo me bisedime jo me konsensus.
Cfare e rrezikojne keto PS-ne
Ne se insistohet qe te behet kalimi nga nje parti socialdemokrate ne nje parti liberale te qendres se majte qe eshte pa kuptim do te thote te ndryshosh boshtin politik te kesaj partie. Kuptohet qe keshtu se edhe mbeshtetja qe do te kesh nga elektorati tradicional do te jete me e vogel. PS nuk ka me nga ato veti qe ka pasur.
Sa ndryshon PS-ja ne drejtimin e Edi Rames nga ajo e Fatos Nanos
Ndryshon shume qe ne programin politik qe ende nuk e kemi por projektet qe kane qarkulluar duket qarte nje ndryshim i nje force politike qe bazohet ne interesat e grupeve te caktuara. Keto duhen marre ne konsiderate por duhet te jene te transformuar ne nje program politik. Keshtu eshte i mundshem rreziku per te kaluar nga ajo qe dikur ishte elita intelektuale e PS-se qe bente programe ne nje elite te biznesit qe mund te jape kontribut ne PS por jo te percaktoje vendimmarrjen vecanerisht ne kushtet e interesave financiare.
Po e bejne kete gje ne PS
Shenja te tilla duken qarte.
Ka fuqi brenda PS-se qe ta frenojne kete transformim
Mbetet per te pare vecanerisht pas zgjedhjeve lokale. Keto zgjedhje do te kene nje ndikim te rendesishem ne menyren se si do te pergatitet PS. Ne rast se PS nuk i rikthehet disa vecorive te saj vlerave te saj une besoj se gjithnje e me pak do te kete mbeshtetje popullore.
Edi Rama duhet te rikandidoje per Bashkine e Tiranes apo duhet te terhiqet per tu pergatitur si kandidat per Kryeminister
Une besoj se jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›