Zgjedhjet ne Trebinje PD Se dime nese konkurrojme ne koalicion
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te zhvilloje sot mbledhjen per pergatitjen e zgjedhjeve te pjesshme per kryetar komune ne komunen Trebinje te qarkut Korce qe me dekret te Presidentit te Republikes eshte percaktuar te zhvillohen ne daten 24 tetor 2010. Referuar rendit te dites ne kete mbledhje do te miratohet modeli i vules se KZAZ-se KQV-se dhe kryetarit te KQV-se modelet e dokumenteve qe do te perdoren nga grupi i numerimit e KZAZ-ja per nxjerrjen e rezultateve si dhe masa e shperblimit te komisionereve. I kontaktuar dje nga Gazeta Shqiptare perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ Njazi Kosovrasti sqaroi se forca politike qe ai perfaqeson eshte regjistruar tashme ne gare elektorale. I pyetur nese ne keto zgjedhje te pjesshme PD do te garoje perballe opozites ne nje koalicion te perbashket me LSI-ne Kosovrasti sqaroi se ende nuk eshte marre nje vendim perfundimtar nese ne kete gare elektorale PD do te hyje e vetme apo si koalicion. Vendimi per kete ceshtje nuk me perket mua por lidershipit te partise. Afati i fundit per regjistrimin e koalicioneve eshte data 29 shtator - u shpreh Kosovrasti. Ai gjithashtu beri te ditur se nuk eshte percaktuar ende kandidati i maxhorances ne kete proces te pjesshem elektoral. Afati perfundimtar eshte data 1 tetor dhe deri atehere do ta kemi bere publik emrin e kandidatit - perfundoi Kosovrasti. Ndersa perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ Genc Gjoncaj i kontaktuar dje nga GSH nuk preferoi te sqaronte faktin nese PS do te regjistrohet apo jo si subjekt zgjedhor. Kryetari i Komunes se Trebinjes Gjergji Buzo u arrestua nga policia ne daten 17 maj 2010 nen akuzen e korrupsionit pasiv. Ai u arrestua ne flagrance ne momentin kur kryhej dorezimi i lekeve te kerkuar prej tij si ryshfet ne kembim te nje favori.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb