E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS Kushtetuesja rikthen konsensusin Rozeta Rapushi

Konsensus pozite-opozite per miratimin e kryetarit te ri te Gjykates Kushtetuese. Pas nje periudhe shume te gjate kundershtimesh me ne fund mes dy partive te medha politike bihet dakord per miratimin e nje propozimi te bere per kreun e kushtetueses. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje me urgjence emrin e zgjedhur nga Presidenti Bamir Topi Bashkim Dedja ne krye te Kushtetueses. Pa debate apo diskutime ligjvenesit rane dakord te kalojne unanimisht kandidatin e Presidentit qe aktualisht prej me shume se tre muajsh kryen funksionin e anetarit te kesaj Gjykate. Me po te njejten urgjence Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi dje edhe Konferencen e Kryetareve ku u vendos qe dekreti i Presidentit Bamir Topi te miratohet ne seancen e sotme plenare per te nisur sa me pare nga puna ne detyren e tij te kryesimit te Gjykates Kushtetuese. Emri i pare i cili pritet te votohet edhe nga deputetet socialiste ne seancen e sotme plenare per sa kohe qe opozita dha pelqimin e saj ne mbledhjen e komisionit. Vetem dy dite me pare maxhoranca akuzoi Presidentin Bamir Topi se po vonon duke shkelur hapur kushtetuten dekretin per zgjedhjen e kryetarit te kesaj gjykate. Kritika qe duket se vune menjehere ne levizje kreun e shtetit. Nderkohe qe ne mbledhjen e djeshme kryetari i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali sqaroi se shume shpejt do te shqyrtohen edhe kater emrat e rinj te propozuar nga presidenti per anetare te Gjykates Kushtetuese. Ne lidhje me diskutimin e dekreteve te Presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte aktualisht anetaret e komisionit po shqyrtojne CV e tyre dhe institucioneve perkatese u jane derguar pyetjet lidhur me cdo emerim. Me ardhjen e pergjigjeve te tyre ne do te nisim nga puna me seancat degjimore tha Rusmali. Per shqyrtim jane emrat e Fatmir Hoxhes Edlira Jorgaqi Artan Hoxha dhe Ardian Leka te propozuar ne 6 shtator si kandidate per anetare te Gjykates Kushtetuese nga Presidenti Bamir Topi. Sipas ndryshimeve te rregullores se Kuvendit Komisionet Parlamentare kane te drejte te shqyrtojne kandidaturat e propozuara nga presidenti per anetare te gjykatave per nje periudhe tete javore para kalimit te tyre per votim ne seance plenare. Bashkim Dedja i cili do te votohet ne seancen e sotme per tu zgjedhur kryetar i Gjykates Kushtetuese ka qene ish-student i Dhjetorit. Per tre vite ai ka ushtruar detyren e Gjyqtarit ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe me pas per nje periudhe 10-vjecare punoi si Gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres. Ne janar te vitit 2009 ai u propozua si kandidat per anetar te Kolegjit Zgjedhor por u kontestua nga partite politike vecanerisht nga PS dhe vetem ne maj te ketij viti u zgjodh me 70 vota te maxhorances se djathte ne Parlament si anetar i Gjykates Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›