E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani Protestat konsum i panevojshem politik i PS Q.Xhani

Ne momentin qe Partia Socialiste ka vene ne levizje gjithe strukturat e saj ne baze per nisjen e protestave ne fund te vjeshtes ish-presidenti Rexhep Meidani del hapur kunder strategjise se opozites. Ish-presidenti shprehet se nisja e protestave per here te dyte do te sjelle nje konsumim te forces me te madhe ne opozite dhe vete ky aksion nuk do te jete i dobishem. Ne nje interviste dhene per televizionin Alsat Meidani shprehet se ne vetvete rruga e protestave dhe sjellja radikale e opozites nuk jane nje zgjidhje per situaten politike. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik u shpreh Meidani. Ish-presidenti sugjeron se Partise Socialiste i duhen menyra te tjera per te gjetur formen e duhur te reagimit politik. Duke i cilesuar protestat si nje fantazi politike Mediani thekson se drejtuesit e PS-se duhet te ndryshojne levizjet dhe kuotat e veprimit te saj. Meidani i cileson zhvillimet politike te nje viti si nje loje politike qe duhet te marre fund dhe forcat parlamentare te gjejne nje zgjidhje per krizen. Duhen gjetur rruge te tjera per drejtimin e Partise Socialiste dhe jo te mbetet ky drejtim ne te njejtat kuota levizje ne te njejtat fantazi politike tha Meidani. Duke shprehur dhe nje here mendimin e tij per protestat ish-presidenti kembengul se ato nuk jane rruga e duhur per arritjen e objektivave politike te Partise Socialiste. Personalisht nuk mendoj se protestat jane zgjidhje. Ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja a tyre nuk me duket rezultateve u shpreh Meidani. Me vizionin e nje ish-drejtuesi te shtetit Meidani shprehet se politika duhet te mendoje dhe per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ne kete kendveshtrim ai bene apel dhe per gjetjen e nje konsensusi per ngercin politik. Le te shpresojme qe politika te luaje me pak dhe te gjeje nje zgjidhje qe i sherben Shqiperise qe i sherben integrimit te vendit ne strukturat e Bashkimit Evropian pjese e te ciles eshte edhe miratimi i statusit vend kandidat ne BE tha Mediani. Ish-kreu i shtetit ndalet dhe ne ceshtjen e emerimeve ne gjykatat kryesore te vendit. Edhe ne kete pike ai thekson se eshte i nevojshem nje bashkepunim mes Kuvendit dhe Presidentit duket perfshire dhe Partine Socialiste si pjese perberese e organit ligjvenes. Medani thote se te gjithe faktoret duhet te kene konsultime te vazhdueshme per kete proces. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS. Pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej u shpreh Meidani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›