E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji si kerkohet e drejta e prones Rozeta Rapushi

Ndryshimet ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave korrigjojne gabimet e se kaluares. Keshtu i mbrojti dje ndryshimet ligjore deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cili eshte edhe propozuesi i ndryshimeve qe ju bene ligjit. Sipas Alibeaj ligji jo vetem qe nuk shkel Kushtetuten por korrigjon vendimet e dhena ne menyre abuzive nga ish komisionet e pronave ne rrethe tashme te shkrira duke dhene keshtu nje pergjigje te perbashket per Presidentin dhe per PS ne lidhje me kontestimet e tyre zyrtare per kete ligj. Ky ligj ne thelbin e tij nuk ben gje tjeter vecse krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga ish komisionet e pronave. Te gjithe e pranojne se jo pak here keto komisione kane dhene vendime te gabuara ne lidhje me pronen. Dhe gabimet ne raste te pakta kane qene njerezore. Keto komisione kane shkuar deri ne gabime kriminale vjedhje tha Alibeaj. Ndaj sipas tij ndryshimet ligjore mundesojne qe gabime te tilla te dhena te korrigjohen sa me pare. Nga ana tjeter duke komentuar edhe kundershtimet e pronareve te ligjshem te tokave te cilet premtojne se do ta ankimojne ligjin ne Gjykaten Kushtetuese Alibeaj thote se interesat e tyre nuk preken me kete ligj. Perkundrazi vetem vihet ne vend nje padrejtesi. Po e keqinterpretojne ligjin per sa i perket deklaratave se vendimet e pronave nuk i ankimojne dot me kete ligj ne Gjykaten e Strasburgut. Nese nje individ mund ti drejtohet sistemit gjyqesor absolutisht mund ti drejtohet dhe Gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vet gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene pikerisht se shteti shqiptar duhet te gjeje zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj sqaroi Alibeaj. Sipas tij nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut. Ligji nuk pengon shqiptaret te shkojne ne Strasburg po ne kuptimin qe ju jep mundesi zgjidhje problemeve te tyre ketu brenda para se te shkohet ne Gjykaten e Strasburgut vijoi demokrati. Alibeaj ishte ai qe propozoi ndryshimet ligjore qe i japin te drejten Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe te shqyrtoje te gjitha ankesat dhe dosjet e pronareve. Ligji i miratuar ne fund te sesionit te kaluar parlamentar u kthye serish ne Kuvend nga Presidenti Bamir Topi i cili vleresoi se shkel te pakten kater nene te Kushtetutes. Por pavaresisht ketyre verejtjeve dhe kundershtimeve te ashpra te opozites maxhoranca ne Kuvend e rivotoi pa asnje ndryshim. Socialistet nuk morrin pjese ne votim dhe e quajten ate te parregullt. Nderkohe qe e kane kontestuar ne teresi ligjin duke akuzuar mazhorancen qe per interesa personale i jep AKKP atributet e gjykates.

Reagimi
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha dje se ndryshimet ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave jo vetem qe nuk shkelin kushtetuten por perkundrazi rregullojne dhe vene ne vend padrejtesite.

Pronaret Per pronen te vendose gjykata jo AKKP
Pronaret deklaruan dy dite me pare se do te ankimojne ne Gjykaten Kushtetuese dhe po te jete nevoja edhe ne Strasburg miratimin ne Kuvend te ndryshimeve ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Ligj i cili i jep te drejten Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe te shqyrtoje ankesat dhe dosjet e pronareve. Shoqata Pronesi me Drejtesi tha se ankimi do te behet pasi shqyrtimi i ankesave duhet te mbetet ne doren e gjykatave dhe jo te nje institucioni i cili drejtohet nga njerez politik. Ai shtoi se nisma te tilla ndermerren edhe per frenuar ankesat e pronareve drejt Strasburgut per ceshtjet e pronave dhe vendimeve te marra per to per shkakun e vetem se kjo gjykate me te drejte i jep te drejte pronareve te ligjshem.

Arsyet pse Presidenti Bamir Topi kthen ndryshimet ne ligjin e pronave
Vleresoj se rregullimi ligjor qe propozohet vjen ndesh me Kushtetuten e Republikes preambulen e saj dhe nenet 4 41 132 dhe 181 te saj.
Kushtetuta detyron Kuvendin e Shqiperise dhe me tej te gjitha strukturat e shtetit qe te bejne rregullime ligjore per te garantuar te drejten e prones private dhe te bejne te mundur qe pronarit te shpronesuar dhe konfiskuar ti kthehet prona plotesisht dhe ne pamundesi te kompensohet ne menyre te plote dhe te drejte per pronen e tij.
Duke i dhene mundesine AKKP-se te rishikoje vendime te ish-komisioneve per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe per me teper edhe ti shfuqizoje ato i heq pronarit mundesine e te gezuarit te prones se tij i qete dhe sigurt per nje te drejte te fituar ne perputhje me normat kushtetuese dhe ligjore. Pra rregullimi ligjor i propozuar cenon parimin e sigurise juridike parim ky i pershkruar ne nenin 4 te Kushtetutes.
Ky rregullim i ri ligjor njekohesisht shkel detyrimin qe shteti yne ka ne perputhje me nenin 1 te Protokollit 1 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe me jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut.
Vleresoj se jo vetem per shkak te mosperputhshmerise se ligjit me Kushtetuten vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut por edhe sepse neni 132 i Kushtetutes ka percaktuar se vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare ligji i ardhur per shpallje ka nevoje per rishikim.

Kundershtimet PS
Ndryshimet ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave jane antikushtetuese
Cenojne te drejtat e pronareve
I japin kompetenca nje institucioni si Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe i takojne gjykatave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›