Bufi intervistë në "Ora News": Ja çfarë po ndodh në PS

Ish kryeministri dhe nënkryetari i parlamentit Ylli Bufi ka thyer heshtjen disa mujore për gazetarët. Në një intervistë ekskluzive në "Ora News" e cila do të transmetohet në orën 21:30 Ylli Bufi përballë gazetarit Alfred Peza do të rrëfejë se ç'farë po ndodh në Partinë Socialiste. Gjithashtu Ylli Bufi do të tregojë se përse mbeti jashtë listës së PS-së për deputet, si e përdori Edi Rama PS-në për ambiciet personale, përse dështoi Edi Rama si kryetar partie, për "mëkatet" e Edi Ramës, për "politikën e re të Edi Ramës një fiasko". Ish kryeministri Bufi përballë gazetari Alfred Peza do të rrëfejë se përse Edi Rama nuk është më tani kryetar i PS-së dhe se ai duhej të kishte dhënë dorëheqjen, se kryetarin e ri do ta zgjedhë Kongresi i jashtëzakonshëm, se në Asamble nuk u bë analiza e humbjes së PS-së, pse duhet të japë dorëheqjen Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa dhe Kastriot Islami, se Fatos Nano nuk ka rol të veçantë në këto kushte, se kush mund të jetë kreu i ri i PS-së, për vlerësimet për Ben Blushin dhe Arben Malajn. Ylli Bufi gjithashtu do të tregojë se a duhet të marrë Edi Rama në mandate të ri si kryetar i PS-së dhe se ç'farë duhet të bëjë PS-ja që të dalë nga kriza. Të gjitha këto teleshikuesit mund ta ndjekin në orën 21:30 në televizionin "Ora News".