E Diel, 1 Nëntor 2026

Çejku: Maqedonia jo viza për shqiptarët

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku ka hedhur poshtë zërat se pas 1 janarit të vitit të ardhshëm Maqedonia do të aplikoj viza për shtetasit shqiptarë, për shkak të liberalizimit të vizave me BE-në.
"Ne kemi një marrëveshje aktuale të heqjes së vizave midis dy vendeve tona e cila është në fuqi dhe ajo nuk preket nga liberalizimi i vizave që ka përfituar Maqedonia, për më tepër që dy vendet tona kanë një stacion të përbashkët, Bashkimin Evropian, dhe Shqipëria shumë shpejtë do të përfitojë liberalizimin e vizave në muajt në vazhdim", deklaroi ambasadori shqiptar Arben Çejku, pas takimit me zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi, ku gjithashtu janë përjashtuar zërat për viza për Kosovën. Sipas tij, vendosja e vizave mund të ndodhte nëse Maqedonia është vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›