E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufon: Riberi kërkoi golin e shekullit

Ishte pa dyshim lojtari më i mirë i Bajernit në sfidën me Juventusin. Madje, për një moment, Frenk Riberi kopjoi Maradonën, duke tentuar të shënonte një gol të jashtëzakonshëm: francezi dribloi fanellat bardhezi dhe i vetëm Bufon lëshoi një parabol që përfundoi pak mbi portë. "Riberi kërkoi të më shënonte golin e shekullit, por e ngriti shumë topin", tha Bufon. "Për fatin tim të madh jam i gjatë dhe arrita ta evitoja… Nuk ishte e lehtë të barazonim, por treguam se jemi një skuadër kompakte".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›