"Çesk Fabregas do të kthehet te Barça"
Ksavi Hernandez i bëri thirrje yllit të Arsenalit, Çesk Fabregas, që të kthehet te Barcelona, për të luajtur përkrah tij në mesin e fushës. Fantazisti i "blaugranave" beson se është thjesht çështje kohe përpara se 22-vjeçari të kthehet në "Kamp Nou". "Do të më pëlqente shumë të luaja përkrah Çesk", tha Ksavi për "El Mundo Deportivo". "Pavarësisht se kritikët thonë se ne të dy nuk mund të luajmë përkrah njëri-tjetrit, mendoj se kombinojmë mirë me Fabregas. Këtë e treguam në finalen e Europianit".