Ferrari, revolucion në kohë rekord
Ferrari realizon mrekullinë
e radhës. Brenda një kohe
shumë të shkurtër, më pak
se një muaj, në Maranelo arritën
të realizonin një makinë të re,
për të kaluar problemet që F60
kishte paraqitur në Botërorin
2009 të Formula 1. Për t‘u theksuar
është fakti se një ndryshim
drastik në mes të sezonit, nuk
kishte ndodhur asnjëherë më
parë në historinë njëshekullore
të prodhuesit italian.
"Kokëkuqja", e cila do të debutojë
në cirkuitin e Katalunjës në
fundjavë, nuk është një makinë
e ridizenjuar, por një model tërësisht
i ndryshëm: që prej motorit,
aerodinamikës, e deri tek amortizatorët.
Në këtë njëvendëshe do
të instalohen edhe modifi kimet
që ishin parashikuar për garat e
Turqisë dhe Britanisë së Madhe.
Montexemolo kishte pohuar
se teknikët "po punonin ditë e
natë", megjithatë, askush nuk e
imagjinonte se Ferrari i ri do të
zbriste kaq shpejt në pistë. Skeleti
që do të përdoret është i ri, më i
lehtë se ai i instaluar në fi llim të
sezonit dhe lejon sistemin "Kers"
të montohet pa probleme. Por,
risia është se janë krijuar hapësira
për të lëvizur sipas dëshirës
peshat balancuese, në mënyrë
që makina të përshtatet sa më
mirë me specifi kat e cirkuiteve
të ndryshme. Nëpërmjet një
deklarate për shtyp, në Maranelo
bënë të ditur se kjo supertelajo
do të përdoret të dielën vetëm
nga Kimi Raikonen, që ka pasur
më shumë vështirësi se shoku
i tij i skuadrës Felipe Masa. Në
Barcelonë do të testohet për herë
të parë edhe difuzori i dyfi shtë, i
cili premton më tepër ngarkesë
aerodinamike, pra më shumë
shpejtësi në kthesë. Ndryshon
plotësisht edhe sistemi elektronik
dhe ai hidraulik: në projektimin
e ri, nevojitej hapësirë
për difuzorin e pasmë dhe për të
rritur ftohjen e "Kers"-it, që do të
qëndrojë i montuar në makinat
Ferrari. Vendimi erdhi sepse,
ashtu si dukej qartë edhe gjatë
provave në Bahrein, F60 nuk ka
asnjë avantazh në balancim kur
garon pa sistemin e rikuperimit
të energjisë kinetike. Për më tepër
që në Spanjë është e vështirë të
kryhen shumë parakalime dhe
starti i mirë shihet si gjysma
e punës (për të realizuar një
nisje të shpejtë, "Kers"-i është
thelbësor). Të gjitha këto ndryshime
kanë bërë që Raikonen
të shprehet mjaft optimist.
Piloti finlandez nuk fiton prej
më shumë se një viti: ishte data
27 prill 2008, kur pikërisht në
Spanjë, ai përjetoi një fundjavë
fantastike: "pole position", fitore
dhe xhiro më e shpejtë. Raikonen
shpreson që ta përsërisë
këtë paraqitje: "Ka kaluar më
shumë se një vit nga triumfi im i
fundit në F1. Në këtë pistë, kam
zhvilluar një prej paraqitjeve
më të mira me Ferrarin, tha
kampioni i botës në Botërorin
2007. Që prej asaj periudhe kam
qenë shumë pranë shkallës më
të lartë në podium, në Manji-
Kurs, Montreal dhe Spa, por për
arsye të ndryshme nuk e kam
mbyllur garën i pari. Kërkoj ta
shijoj fitoren sa m
e radhës. Brenda një kohe
shumë të shkurtër, më pak
se një muaj, në Maranelo arritën
të realizonin një makinë të re,
për të kaluar problemet që F60
kishte paraqitur në Botërorin
2009 të Formula 1. Për t‘u theksuar
është fakti se një ndryshim
drastik në mes të sezonit, nuk
kishte ndodhur asnjëherë më
parë në historinë njëshekullore
të prodhuesit italian.
"Kokëkuqja", e cila do të debutojë
në cirkuitin e Katalunjës në
fundjavë, nuk është një makinë
e ridizenjuar, por një model tërësisht
i ndryshëm: që prej motorit,
aerodinamikës, e deri tek amortizatorët.
Në këtë njëvendëshe do
të instalohen edhe modifi kimet
që ishin parashikuar për garat e
Turqisë dhe Britanisë së Madhe.
Montexemolo kishte pohuar
se teknikët "po punonin ditë e
natë", megjithatë, askush nuk e
imagjinonte se Ferrari i ri do të
zbriste kaq shpejt në pistë. Skeleti
që do të përdoret është i ri, më i
lehtë se ai i instaluar në fi llim të
sezonit dhe lejon sistemin "Kers"
të montohet pa probleme. Por,
risia është se janë krijuar hapësira
për të lëvizur sipas dëshirës
peshat balancuese, në mënyrë
që makina të përshtatet sa më
mirë me specifi kat e cirkuiteve
të ndryshme. Nëpërmjet një
deklarate për shtyp, në Maranelo
bënë të ditur se kjo supertelajo
do të përdoret të dielën vetëm
nga Kimi Raikonen, që ka pasur
më shumë vështirësi se shoku
i tij i skuadrës Felipe Masa. Në
Barcelonë do të testohet për herë
të parë edhe difuzori i dyfi shtë, i
cili premton më tepër ngarkesë
aerodinamike, pra më shumë
shpejtësi në kthesë. Ndryshon
plotësisht edhe sistemi elektronik
dhe ai hidraulik: në projektimin
e ri, nevojitej hapësirë
për difuzorin e pasmë dhe për të
rritur ftohjen e "Kers"-it, që do të
qëndrojë i montuar në makinat
Ferrari. Vendimi erdhi sepse,
ashtu si dukej qartë edhe gjatë
provave në Bahrein, F60 nuk ka
asnjë avantazh në balancim kur
garon pa sistemin e rikuperimit
të energjisë kinetike. Për më tepër
që në Spanjë është e vështirë të
kryhen shumë parakalime dhe
starti i mirë shihet si gjysma
e punës (për të realizuar një
nisje të shpejtë, "Kers"-i është
thelbësor). Të gjitha këto ndryshime
kanë bërë që Raikonen
të shprehet mjaft optimist.
Piloti finlandez nuk fiton prej
më shumë se një viti: ishte data
27 prill 2008, kur pikërisht në
Spanjë, ai përjetoi një fundjavë
fantastike: "pole position", fitore
dhe xhiro më e shpejtë. Raikonen
shpreson që ta përsërisë
këtë paraqitje: "Ka kaluar më
shumë se një vit nga triumfi im i
fundit në F1. Në këtë pistë, kam
zhvilluar një prej paraqitjeve
më të mira me Ferrarin, tha
kampioni i botës në Botërorin
2007. Që prej asaj periudhe kam
qenë shumë pranë shkallës më
të lartë në podium, në Manji-
Kurs, Montreal dhe Spa, por për
arsye të ndryshme nuk e kam
mbyllur garën i pari. Kërkoj ta
shijoj fitoren sa m