Bufon, portieri më i mirë në botë i 20 viteve të fundit
“Gardiani” i katërkëndëshit kuqezi ka lënë pas portierin e Realit të Madridit dhe të kombëtares spanjolle, Iker Kasiljas. Në vendin e tretë u rendit Piter Shmajkëll, ish-portieri i Danimarkës dhe i Mançester Junajtid.Renditja është bërë në bazë të të dhënave nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Prej mëse dhjetë vitesh Bufon është renditur në vendet më të larta të klasifikimeve të portierëve në shkallë botërore.