Oscar 2009, Ibra më i miri

Të hënë mbrëma, në Milano janë dhënë shpërblimet Oscar, për më të mirët e futbollit italian të vitit 2009. Titulli, “Futbollisti më i mirë absolut” i është ndatë ish sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi i Barcelonës, i intervistuar gjatë ceremonisë nga Sportitalia, ka folur për Jose Mourinhon, edhe ky i shpërblyer: “Nëse më mungon? Një trajner si Mourinho do t’u mungonte të gjithëve, ka personalitet të madh, është normale që më mungon”, theksoi sulmuesi suedez. “Nëse më ka falur që kam shkuar tek Barcelona? Nuk besoj”, shtoi Ibra.
Sportitalia po ashtu ka dhënë edhe dy shpërblime të dhëna direkt nga tifozët, përmes uebfaqes së vet: Goli më i bukur në vitin 2009 është zgjedhur ai i Fabio Quagliarellas, kurse 'Fan Award' (futbollisti më i dashur nga tifozët), të cilin e fitoi Diego Milito.
Shpërblimet e kategorive tjera:
Futbollisti më i mirë italian: Daniele De Rossi
Futbollisti më i mirë i huaj: Zlatan Ibrahimovic
Futbollisti më i mirë i ri: Pato
Portieri më i mirë: Julio Cesar
Mbrojtësi më i mirë: Giorgio Chiellini
Trajneri më i mirë: Jose Mourinho
Gjyqtari më i mirë: Roberto Rosetti
Skuadra e vitit: Inter