E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, arrestohet vrasësi i endacakes

Policia tha se autori i arrestuar është shtetasi Fabian Celniku, ku pas një grindjeje të çastit me gruan, e ka qëlluar atë duke e lënë të vdekur. Sipas të njëjtave burimeve, shtetasi në fjalë është me probleme mendore dhe jetonte rrugëve të qytetit të Fierit. Arrestimi i 35-vjeçarit u bë gjatë natës në një prej lagjeve të qytetit. Ngjarja ndodhi dy net më parë, kur trupi i 70-vjeçares u gjet para filialit të postës në qendër të Fierit. Fillimisht u dyshua se kishte ndërruar jetë për shkak të të ftohtit, por pas ekspertizës rezultoi se e moshuara është goditur më thikë dhe sende të forta ne koke dhe trup. Myrvete Habilaj vuante nga problemet mendore, dikur mëseuse.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›