E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon vuan nga nervi shiatik

Portieri i Italiasë, Xhanluixhi Bufon, i zëvendësuar me përfundimin e pjesës së parë në ndeshjen kundër Uruguait (1-1), vuan nga një dhimbje e nervit shiatik.

“Mendova se do të kisha një problem më të rëndë, por bëhet fjalë vetëm për një dhimbje nga nervi shiatik. Shpresoj të rikuperohem brenda dy ditësh”, - tha Bufon.

Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, flet për një “problem të vogël në shpinë”. : “Duke u kthyer për në dhomën e zhveshjes ai(Bufon) më tha se nuk mund të vazhdonte më. Ishte diçka shumë negative për ne pasi humb një ndërrim të mundshëm në këtë histori”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›