Elvis Kotorri firmos me Dinamon

Portieri Elvis Kotorri rinovoi kontratën me Dinamon, duke u bërë kështu konfirmoi i tretë i 18-herë kampionëve të Shqipërisë, pas kapitenit Arjan Pisha dhe mesfushorit Igli Alluça.
Elbasanasi 31-vjeçar do të luajë sezonin e katërt me blutë, me të cilët ka fituar dy herë kampionatin, 2007-2008 dhe 2009-2010.
Kotorri, një nga portierët më cilësorë në Shqipëri, ka fituar titullin kampion edhe me Elbasanin, në sezonin 2005-2006, duke ndihmuar skuadrën e qytetit të tij të fitojë trofeun pas 22 vjetësh.
Dinamo vazhdon përgatitjet nën urdhrat e trajnerit argjentinas, Luis Manuel Blanko, për fushatën kualifikuese në Ligën e Kampioneve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili