E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujf kritikon mbrojtjen e Hollandës

“Mbrojtja jonë ka probleme, sidomos kur luan nën presion. Në përgjithësi kemi një skuadër të mirë, por pa dyshim që pika e dobët është reparti i prapavijës”, pohoi legjenda hollandeze në përfundim të sfidës së fituar 3-2 nga “Tulipanët” përballë Danimarkës.

“Kombëtare si Spanja, Brazili apo Argjentina mund të mbështeten te 20 lojtarë me nivel pothuajse të njëjtë. Kurse ne kemi 15 futbollistë cilësorë dhe ky është ndryshim i madh. Kur mbrojtja vihet nën presion, fillojnë edhe problemet”, shpjegoi Johan Krujf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›