Bugajski: Kurthet e destabilizimit të Kosovës

Zhvillimi i Kosovës është penguar nga një mori faktorësh, duke filluar nga korrupsioni i brendshëm e deri te kujdesi i pamjaftueshëm ndërkombëtar. Sidoqoftë, një element i rëndësishëm i ngecjes së vendit është perceptimi i përhapur i destabilizimit të vazhdueshëm shtetëror.
“Destabilizimi shtetëror mund të definohet nga fjalët dhe veprimet e krijuara për të zhvlerësuar reputacionin ndërkombëtar të vendit”. Kështu thotë analisti ndërkombëtar, Janusz Bugajski, në një shkrim autorial të shkruar për “Tribuna Shqiptare”.
Sipas tij, prej se është shpallur pavarësia, Kosovën e kanë vënë në kurth tri forma të destabilizimit: akuza të paaftësisë zyrtare, dyshimet për mbijetesën e shtetit dhe shkalla e njohjeve ndërkombëtare. Imazhe të tilla negative vazhdimisht promovohen nga Beogradi dhe Moska, si dhe po shkaktohen nga vetë Prishtina.