Propozimi është jokushtetues
Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, në të cilën ka argumentuar se propozimi i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj është antikushtetues.
Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar, pas një marrëveshjeje mes liderëve të PDK’së, LDK’së dhe AKR’së, që i pati dhënë fund krizës institucionale.
Bazuar në marrëveshjen mes tre liderëve, Jahjaga kishte marrë postin e Presidentes me një mandat të shkurtuar, pavarësisht se betimin e kishte bërë për mandat të plotë pesëvjeçar.
Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, duke u bazuar në marrëveshjen e Thaçit, Mustafës dhe Pacollit, e cila është votuar edhe në Kuvend në formë rezolute, ia ka paraparë përfundimin e mandatit Presidentes aktuale para mandatit kushtetues.
Komisioni i udhëhequr nga Arsim Bajrami ka dërguar në shkurt të këtij viti njëmbëdhjetë amendamente për ndryshimin e Kushtetutës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ky institucion ka kërkuar qëndrimin e Presidentes rreth këtyre ndryshimeve.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...