E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia – Republika Çeke (20:45)

Selektori i Rusisë, Dick Advocaat, është i brengosur rreth formës fizike të portierit Igor Akinfeev para ndeshjes së parë të Grupit A kundër Republikës çeke në Wroclav të premten.

26 vjeçari nuk ka stërvitur me ekipin të martën për shkak të një lëndimi që ka pësuar në paraqitje me CSKA Moskën dhe që e mbajti jashtë fushës për një pjesë të gjatë sezonit. Rusia tregoi se është në formë të mirë pasi mposhti Italinë 3-0 në miqësoren në Zurich javën e kaluar, ndeshja e tyre e 14-të me radhë pa pësuar humbje. Në rast se Akinfeev nuk është gati, në vend të tij do të inkuadrohet Vyacheslav Malafeev.

I vetmi dyshim te Republika çeke është sulmuesi Milan Baros. Ai nuk ka stërvitur të mërkurën, por pritet të jetë gati për përballjen me Rusinë. Nëse 30 vjeçari nuk është në dispozicion, atëherë Tomas Necid ose Tomas Pekhart mund të marrin rolin e qendërsulmuesit.

Formacionet e mundshme:

Rusia: Akinfeev: Anyukov, Igna'vich, Berezutskiy, Zhirkov, Shirokov, Denisov, Zyryanov, Dzagoev, Kerzhakov, Arshavin.

Republika çeke: Cech: Selassie, Sivok, Kadlec, Rajtoral, Plasil, Jiracek, Rezek, Rosicky, Pilar, Baros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›